Vodhi baterinë nga një vinç i Bashkisë, arrestohet 30-vjeçari në Korçë! Në pranga edhe një tjetër, dhunoi gruan në sytë e fëmijëve

Vodhi baterinë nga një vinç i Bashkisë, arrestohet 30-vjeçari në Korçë! Në pranga edhe një tjetër, dhunoi gruan në sytë e fëmijëve

Foto ilustruese

KORÇË- Në vijmë të punës për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë në vend policia e Korçës ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale.

44-vjeçari, Sulejman Stena, banues në Bitinckë, Devoll. është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve, ndërsa ka kërcënuar me fjalë edh të afërmin.

Policia e Korçës, ka bërë ndalimin e K. I., 30 vjeç, banues në Korçë i shpallur në kërkim për vjedhje.

Ky person më datë 21.09.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, ka vjedhur baterinë e një mjeti, tip vinçi robotik në pronësi të Bashkisë Korçë, të cilën më pas e ka shitur. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, ku në një punishte të punimit të hekurit, shtetasi K. I., në bashkëpunim me një tjetër, kanë vjedhur mjete dhe vegla të ndryshme pune.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet