Te Inter janë në pritje të Alexis Sanchez, por sipas mediave italiane Antonio Conte nuk dëshiron ta lërë me kaq, pasi dëshiron një tjetër ‘yll’ para se të mbyllet merkato. Bëhet fjalë për serbin e Lazio-s Milinkovic-Savic, një pistë e cila është përmendur edhe më parë.
Aktualisht për për transferimin e mesfushorit duket tepër e vështirë, pasi drejtuesit e Lazio-s kërkojnë shifrën e frikshme prej 90 mln eurove. Gjithsesi sipas “La Republicca” Inter me në krye Beppe Marotta-n po mendon një strategji tjetër. Drejtuesit zikaltër duke iu referuar këtij burimi do të përfshijnë në marrëveshja futbollistët Galiardini dhe Politano, në mënyrë që të ulin sa më shumë kostot e operacionit.