Pas SHBA dhe BE edhe Rusia kërkon dëshmi nga Zuckerberg për të dhënat personale

Pas SHBA dhe BE edhe Rusia kërkon dëshmi nga Zuckerberg për të dhënat personale

Rusia kërkon dëshmi nga Zuckerberg

Ligjvënësit në Rusi duan që Mark Zuckerberg të dëshmojë para tyre gjithashtu. Moscow Times raporton se gjatë sesionit të së mërkurës të dhomës së lartë të Parlamentit rus, një senator propozoi thirrjen e Zuckerbergut. Në përgjigje, kryetarja Valentina Matviyenko tha se ajo do të “lëshonte një urdhër” dhe se ata do të “organizonin ardhjen e tij”.

Zuckerberg dëshmoi para Parlamentit Evropian dy javë më parë, dhe para dy komiteteve të ndara të Kongresit në SHBA muajin e kaluar. Ligjvënësit amerikanë në mënyrë të përsëritur nxorrën spektrin e ndikimit rus në zgjedhjet e vitit 2016 përmes Facebook dhe mediave të tjera sociale.

Senatorët rusë duan që Zuckerberg të dëshmojë për tema të tilla si siguria e informacionit, privatësia dhe “shpërndarja e përmbajtjeve të dëmshme”.

Kur një senator kundërshtoi vizitën me arsyetimin se Zuckerberg ishte një “rusofob”, kryetari Mativyenko u përgjigj: “Pse nuk duhet të hyjë Këshilli i Federatës në dialog dhe ta pyesë atë për deklaratat e tij rusofobike?”

Vitin e kaluar, Facebook ka pranuar një shkallë të ndikimit rus mbi diskutimet politike, duke u dhënë Kongresit shembuj të reklamave politike të targetuara nga SHBA, të blera nga grupet ruse, dhe pezullimin e faqeve dhe llogarive të lidhura me një agjensi ruse të keqinformimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite