Pas shefave të basteve sportive, Apeli liron nga qelia dy nga tre të arrestuarit e vetëm që mbaheshin në burg

Pas shefave të basteve sportive, Apeli liron nga qelia dy nga tre të arrestuarit e vetëm që mbaheshin në burg

Foto ilustruese

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia dy nga tre personat e fundit të arrestuar gjatë operacionit “Fati i Lojërave”, kundër basteve sportive në vend.

Marjo Ylli, Igli Oboni dhe Dritan Dema janë personat e fundit që ndodheshin në qeli. Dy prej tyre Ylli dhe Dema u liruan sot nga një trupë gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Gramoz Levanaj, Artur Gaxha dhe Flutura Skënderi.

Sipas vendimit të gjykatës për Dritan Dema trupi gjykues vendosi të rrëzojë masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke caktuar ndaj tij, masën e “Detyrimit për paraqitje pranë policisë gjyqësore”.

Ndërsa për të arrestuarin tjetër Marjo Ylli i njëjti trup gjykues ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke rrëzuar atë të “Arrestit në burg”.

I vetmi që vijon të qëndrojë në qeli dhe që pritet të dalë jashtë nga burgu është Igli Oboni, i cili ditën e hënë në datën 14 prill 2020, do dalë para gjykatës së Apelit, ku dhe ka kërkuar lirimin nga burgu. Tre personat nuk kanë pasur ndonjë rol organizativ në këtë çështje, por ishin punëtorë të thjeshtë.

Ndërkohë në 19 mars 2020 gjykata e Apelit Tiranë, me gjyqtar, Ridvan Hado, Elona Toro dhe Asim Vokshi, kanë vendosur të zbusin masën e sigurisë për 1 nga personat kryesorë të këtij grupi si Gramoz Murataj, vëllain e Besnik Murataj, të dy pronarë të kompanisë së basteve “Eccobet” në Tiranë.

Ndaj Gramoz Murataj gjykata vendosi të caktojë masën e “Arrestit në shtëpi”. E njëjta masë është vendosur edhe për Ervis Mulaj, i cili nga “Arresti në burg” do të kalojë në “Arrest shtëpie”.

Mulaj është vëllai i kryetares së KPA (Vetting) Natasha Mulaj. Ndaj Ervis Mulaj, është ngritur akuza e “Organizimit të  basteve sportive” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Gjatë operacionit “Fati i lojërave” në total në rang vendi janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale e një armë zjarri pistoletë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër