Gjykata e Tiranës ka refuzuar të nxjerrë nga qelia tre personat e arrestuar gjatë operacionit policor “Fati i Lojërave”. Tre personat e vetëm që për momentin ndodhen në burg për këtë çështje Igli Oboni, Dritan Dema dhe Marjo Ylli, kishin paraqitur kërkesë pranë gjykatës së Tiranës, me qëllim zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg në një masë më të botë. Por gjyqtari I çështjes ka refuzuar kërkesën e tyre të dalë nga qelia, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”.
Pritet që në ditët në vijim tre tëg arrestuarit Marjo Ylli, Dritan Dema dhe Igli Oboni tij drejtohet me një kërkesë gjykatës së Apelit Tiranë, ku do kërkojnë lirinë. Tre personat nuk kanë pasur ndonjë rol organizativ në këtë çështje, por ishin puntorë të thjeshtë. Në 19 mars 2020 gjykata e Apelit Tiranë, me gjyqtar, Ridvan Hado, Elona Toro dhe Asim Vokshi, kanë vendosur të zbusin masën e sigurisë për 1 nga personat kryesorë të këtij grupi si Gramoz Murataj, vëllain e Besnik Murataj, të dy pronarë të kompanisë së basteve “Eco Bet” në Tiranë. Ndaj Gramoz Murataj vendosi të caktojë masën e arrestit në shtëpi.
E njëjta masë është vendosur edhe për Ervis Mulaj, i cili nga “arresti në burg” do të kalojë në “arrest shtëpie”. Mulaj është vëllai i kryetares së KPA (Vetting) Natasha Mulaj. Ndaj Ervis Mulaj, është ngritur akuza e “Organizimit të basteve sportive” dhe “Fshehje të ardhurash”. Gjatë operacionit “Fati i lojrave” në total në rang vendi janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot hyn në fuqi ligji për rikthimin e basteve online! Kompanitë që do aplikojnë për licencën 10-vjeçare duhet të kenë 3 vite ‘eksperiencë’ në vendet e BE
1 Prill, 12:04
-
Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj
15 Shkurt, 13:25
-
Blinken në Tiranë/ Rithemelimi ‘zbeh’ kaosin në Kuvend! Mes zhurmës kalon ligji për bastet, s'mbahet interpelanca e PD! Basha: Çojmë Ramën në SPAK
15 Shkurt, 08:39
-
U tërhoqën më 8 shkurt, socialistët çojnë nesër në Kuvend ligjin për bastet
14 Shkurt, 14:34
-
Bastet? Nëse luani 200 lekë fitoni më pak se 5 lekë, e qeveria gjysmën e monedhës! Braçe tregon shembullin e ngre zërin: Do ta mbysin sportin, fiton vetëm organizatori
13 Shkurt, 11:50
-
PS u tërhoq sot nga votimi për bastet, Braçe: S’e di pse ndodhi, e sollën si një urgjencë! Aktiviteti vijon në duar të krimit! Jam kërcënuar se jam kundër lojërave të fatit
8 Shkurt, 18:24
-
Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS tërhiqet pa shpjegim për votimin e ligjit të basteve
8 Shkurt, 07:48
-
‘Ekonomia’ kalon në tërësi projektligjin për bastet sportive, gati për të kaluar të enjten në Kuvend
6 Shkurt, 21:13
-
Lojërat e Fatit/ Braçe: Licensën për organizatorët ta japë SPAK-u! Për taksimin duhet sistem shtrëngues siç aplikohet për të ardhurat e deputetëve
1 Shkurt, 11:44
-
Skandal bastesh në futbollin rumun, fillojnë hetimet! Pjesë e kampionatit edhe katër shqiptarë
17 Janar, 17:25
-
Zgjerohet skandali i basteve në Itali, dalin katër emra të tjerë futbollistësh
1 Dhjetor 2023, 16:59
-
Dënohet Tonali, mesfushori mbyll sezonin dhe humb Europianin për bastet sportive
26 Tetor 2023, 14:10
Qenkan hapur vende te reja pune ne vend...burg me pagese...Ka per tu rritur me ritme te larta ekonomia...
PërgjigjuGjithmone e ha peshku i peshkute të peshkute, asnjehere peshku i madhe
Përgjigju