TEPELENE - Një 13-vjeçare ka plagosur me thikë një maturante, në rrugicën mes shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” dhe shkollës së mesme “Abaz Shehu”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Tepelenës.
Nxënësja me inicialet A. L., e klasës së 8 në shkollën “7 Marsi”, për motive të dobëta ka goditur me thikë në pjesën e barkut maturanten Anxhela Rrecka.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur "pas një konflikti për motive të dobëta, sharje dhe ofendime në facebook, ka goditur me një mjet prërës biçak, në pjesën e barkut një nxënëse të gjimnazit Abaz Shehu në vitin e tretë konkretisht maturanten Anxhela Rreçka."
Mësohet se18-vjeçarja Anxhela Rrecka ndodhet në spitalin e qytetit të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, 13-vjeçarja i ka prindërit e divorcuar dhe jeton me gjyshen e saj.
Ndërkaq, A. L. është marrë në pyetje nga policia e shoqëruar nga gjyshja, mësuesi kujdestar dhe një psikolog, informon korrespondenti i A1 Report, Piro Nase.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com