Pas shkallëve, Rama tjetër urdhër Veliajt...kryebashkiaku i përgjigjet me batutë

Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Pas shkallës, Rama i bëri një tjetër vërejtje kryebashkiakut.

Rama: Tani e ke shtëpinë edhe të shtuar edhe mund ta xhirosh këtu.

Veliaj: Te oborri, te oborri.

Rama: Te oborri jo, po nuk rregullove atë rrugën ti. Nuk ka, nuk lëviz. Rregullo atë kanalin aty.

Veliaj: Sot do futemi në shtëpi njëherë, pastaj nesër…

Rama: Jo, sot u futëm në shtëpi. Nesër kanalin.

Veliaj: Vetëm Rifat, përtej humorit që bën kryeministri..

Rama: Jo nuk është humor ky, po rregullo kanalin.

Veliaj: Në afatgjatë ne nuk do të bëjmë më shtëpi në majë të një kodre.

Rama: Erion kanalin.

Veliaj: Kemi edhe disa punë të tjera po shyqyr që si vure re.

Rama: Atë vura re unë.


Lajmi kryesor:

I premtoi shtëpi të re pas tërmetit, Veliaj dhe Rama i dorëzojnë çelësin familjes së Rifat Agës, me gjashtë anëtarë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë