Lajmi konfirmohet nga deputeti i qarkut të Elbasanit për PDIU, Aqif Rakipi i cili në një status në faqen e tij në Facebook ka publikuar disa foto nga një takim me drejtuesit e qarkut, ndërsa në mesin e tyre është edhe Pjerin Xhuvani.
"Dëshiroj të falenderoj të gjithë strukturat e qarkut Elbasan duke filluar nga Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Cerrik, Belsh, Peqin dhe Elbasan.
Po ashtu dua të falenderoj dhe anëtarët e rinj që janë afruar në partinë tonë.
Fitore e madhe na pret me 18 Qershor" shkruan ai.
Pjerin Xhuvani u shkarkua nga LSI, pasi u arrestua nga policia dhe u denua pas skandalit me barnat për kohën që ishte në drejtimin e Fondit të Barnave të Rimbursueshme.
Ditët e fundit nuk ka pasur deklarata dhe tension vetëm mes PS dhe LSI, por edhe mes PDIU dhe LSI, teksa këta të fundit pak ditë më parë përmes Manjanit u shprehën se në pushtet nuk erdhëm me Idrizin.
Pjerin Xhuvani me PDIU
Pjerin Xhuvani kur ishte me LSI
dy.b/shqiptarja.com