Pas shkarkimit, Tahiri miting
në Tiranë: Rama kampioni ynë!

Pas shkarkimit, Tahiri miting<br />në Tiranë: Rama kampioni ynë!
Kryeministri, Edi Rama, kur përmes medias njohu publikun me ndryshimet në qeveri, nuk nguroi ta cilësonte, Saimir Tahirin, Ministrin e Brendshëm si Ministri kampion i qeverisë së tij.
 
Rama iu referua rezultateve të arritura nga Saimir Tahiri në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
 
Ndërkohë vetëm 4 ditë pas deklaratës së Ramës, ministri i shkarkuar i kthen 'nderin' shefit të qeverisë dhe kreut të PS.
 
Gjatë një takimi entuziast që Saimir Tahiri në cilësinë e kryetarit të PS dega Tiranë, zhvilloi këtë të enjte me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, e cilësoi kryeministrin Edi Rama si kampionin që udhëheq Partinë Socialiste drejt fitores së zgjedhjeve të 18 qershorit. 

"Kemi skuadrën më të mirë me Edi Ramën kampion. Kush nuk e di, ta marrë vesh, Edi Rama do jetë Kryeministër edhe në katër vitet e ardhshme", u shpreh Tahiri.  

Ai vlerësoi se PS do të jetë skuadra fituese në zgjedhjet e 18 qershorit jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

"Ne jemi familja më e madhe dhe ekipi fitues në Tiranë. Skuadra më e madhe, skuadra fituese. Partia Socialiste e Tiranës e në gjithë Shqipërinë.
 
Se mbi të gjitha kemi një lider, Edi Rama, Kryeministri sot dhe për kë nuk e ka kuptuar ende, Kryeministër edhe pas 18 Qershorit, sepse Partia Socialiste jo vetëm do fitojë por do fitojë në mënyrë spektakolare"
, tha Tahiri.

I pritur me entuziazëm me përfaqësuesit socialistë, Tahiri u dedikoi një moment ndjese të gjithë atyre, që siç tha ai, nuk ka mundur dot të bëjë më shumë në detyrën si Ministër i Brendshëm.

"Nuk gjej dot fjalë për t'ju falenderuar. Ndjesë për gjithçka që nuk kam mundur dot të bëj më shumë", tha Tahiri. 

Kryesocialisti i Tiranës theksoi se qeveria do të kërkojë një mandat të dytë në 18 qershor, ndërsa shigjetoi edhe opozitën të cilët sipas tij e kanë mendjen te kolltuku. 

"Ka plot nga ata që e kanë harruar Shqipërinë siç ishte dje, shkërmoqur nga ata që e qeverisën dje dhe që sot bërtasin përpara zyrës tonë për kolltuk. Ka shumë që nuk kujtohen sesa të pashpresë i gjetëm shqiptarët. Ka shumë nga ata që urrejtja nuk i le të shohin atë që po bëjmë ne.

Ne jemi më shumë. Ne socialistët jemi më shumë, ju jeni më shumë. Njerëzit e ndershëm në Shqipëri janë më shumë. Jemi më shumë sesa ata që mbi varfërinë duan të rrinë në pushtet
", u shpreh Tahiri.

Takimi i kësaj të enjte në Pallatin e Sportit “Fahrije Hoti” ishte i pari që zhvillon Saimir Tahiri pas shkarkimit si Ministër i Brendshëm. ​Ky takim është edhe një paralajmërim se motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit tashmë kanë filluar të ndizen. 

Për herë të parë Tahiri ka folur edhe për pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj.

Dua t'i uroj suksese Fatmir Xhafës, kolegut tim për një kohë të gjatë në Komisionin e Ligjeve. Jam i sigurt Fatmiri do bëjë më të mirën në MB për të vazhduar gjithçka kemi nisur bashkë që ditën e parë të detyrës sonë”,-tha Tahiri. 

Zgjedhjet 
Kryesocialisti i Tiranës theksoi se qeveria do të kërkojë një mandat të dytë në 18 qershor, ndërsa shigjetoi edhe opozitën të cilët sipas tij e kanë mendjen te kolltuku.  "Ka plot nga ata që e kanë harruar Shqipërinë siç ishte dje, shkërmoqur nga ata që e qeverisën dje dhe që sot bërtasin përpara zyrës tonë për kolltuk. Ka shumë që nuk kujtohen sesa të pashpresë i gjetëm shqiptarët. Ka shumë nga ata që urrejtja nuk i le të shohin atë që po bëjmë ne. Ne jemi më shumë. Ne socialistët jemi më shumë, ju jeni më shumë. Njerëzit e ndershëm në Shqipëri janë më shumë. Jemi më shumë sesa ata që mbi varfërinë duan të rrinë në pushtet",-u shpreh Tahiri. 

Veliaj 
Takimi i kësaj të enjte në Pallatin e Sportit “Fahrije Hoti” ishte i pari që zhvillon Saimir Tahiri pas shkarkimit si Ministër i Brendshëm. I ftuar në këtë takim ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se socialistët pas katër vitesh qeverisje mund të dalin krenar përpara elektoratit për të kërkuar votat për një mandat të dytë. Në të njëjtën linjë me Veliajn ishte edhe deputeti Pandeli Majko, teksa të pranishëm në takim ishin të gjithë ligjvënësit socialist të kryeqytetit.

 Fjalimi i plotë i Saimir Tahirit

[gallery]21488[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët