Pas shkarkimit të Fatmira Hajdarit, Erjon Braçe vlerëson Rudina Hajdarin: Sot njoha anën e saj të fortë, është parimore përtej interesit familjar

Pas shkarkimit të Fatmira Hajdarit, Erjon Braçe vlerëson Rudina Hajdarin: Sot njoha anën e saj të fortë, është parimore përtej interesit familjar

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale ka vlerësuar fjalimin që deputetja Rudina Hajdari mbajti në Kuvend për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga Komisioni i Vetingut.

Braçe shprehet se sot në Kuvend ka njohur anën e fortë të Rudina Hajdarit, pasi sipas tij ajo tregoi një qëndrim parimor përtej interesit të çastit apo personal e familjar.

“Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin ajo ishte e vogël; Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA.

Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj; të qenit parimore, përtej interesit te çastit, personal, familjar! Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë; ndaj nuk e keni parë kurrë deri tani në kuvend! Një njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë kete! E çmoj Rudinën për këtë;

Kur për kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën! I mundi përsëri! Është #drejtësia që të bën të fortë; #drejtësia frymezon!

#Drejtësia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e pastër, është me shume se çdo gjë, është ngjitëse më besoni! Prej themelimit te shtetit shqiptar, çdo regjim beri drejtësinë politike e të korruptuar te udhëheqësit, kurrë drejtësinë e barabarte për të gjithë! Tani është koha për #drejtesineere! 100 vite shkuan pa të; Ky është shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!”, shkruan Braçe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 19/06/2020 16:34

    Erion djali, duhej te ishe kursyer ne levdata se Rudina jua di gjitha bemat nenes e babait te saj. E vetmja rruge per t’i shpetur maskarades se familjes se saj ishte pranimi si deputete, qe kuptohet ishte loja e Berishes me Fatmiren. Ajo te ishte vajze tamam te kerkonte zbardhjen e vrasjes se Azemit. Po te ishte politike e meriton titullin Hero Demokracie dhe Saliut ti tregonte vendin, por te vritesh per pazare armesh( gjithe tropoja e di) dhe te behesh hero vetem ne Shqiperi ndodh.

    Përgjigju
  • Te qeshesh apo te qash: 18/06/2020 22:41

    Ndajme ideologji te ndryshme... thote ky vigan i mendimit politik shqiptar. Se pari, as ajo as ti nuk keni ndonje ideologji. Se dyti, eshte logjikisht e pamundur te ndash nje karakteristike qe nuk eshte e perbashket.

    Përgjigju
  • Eli: 18/06/2020 21:46

    Ju jeni te gjithe njesoj,i ban lozhe vajzes hajdutes,ti bashke me to i keni sigurua 7 breza.Ne pune dalin per qef .Ju jeni te gjithe qelbesira,hajduta,mashtrusa.Mjere populli me ju

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/06/2020 17:02

    Dmth vet ky kush eshte ky nuk e di , pohoi me gojen e tij për plerllekun e politilesheve qe degjeneruan kete vend për 108 vjet! Te gjithë qelbësira !

    Përgjigju
  • Labi: 18/06/2020 16:57

    Rudina meriton me shume , do te duhej edhe ne parlament ta mbeshtesnin, vajze me personalitet e do Shqiperine. Keta te rinj i duhen vendit, jo servilet e kryetareve.., por nje problem eshte nese PD do e vendos ne listat e para..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë