TIRANË- “Për të gjithë ata që m’u hodhën si ujqër se nuk dorëzova mandatin për të mbrojtur nënën time, sot e morën përgjigjen"! Kështu u shpreh nga foltorja e Kuvendit, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari për shkarkimin e nënën së saj, Fatmira nga drejtësia. Ajo është shprehur ka besim te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se është ndryshe nga politikanët e tjerë, që shkon përtej interesave politike.

“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt dhe thonë që unë rri në Kuvend për time më. Ato që më janë hedhur si ujqër sot e morën përgjigjen, unë besoj te Reforma në drejtësi, kur e them për time më  unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime”, tha Rudina Hajdari, fjalim i së cilës u duartrokit nga deputetët e Kuvendit të pranishëm në sallë.

Fatmira Hajdari u shkarkuar ditën e sotme nga Vettingu pasi nuk justifikonte një pasuri prej 470 mijë $ e ndërsa fshehu se i ishte refuzuar viza nga SHBA-ja. Ajo tha se një vendim i tillë ishte e pritshme, e ndërsa avokati Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin.