Zhbëhet PD në Korçë, jep dorëheqjen kreu i partisë dhe 14 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste! Basha hesht, e injoron çështjen

KORÇË- Ajo që Lulzim Basha premtoi se do të bënte me marrjen e mandatit të tij të tretë në krye të PD-së për të bashkuar demokratët, ka nisur me zhbërje të një prej degëve më të rëndësishme të kësaj forcë politike, asaj në qytetin e Korçës. Kryetari i kësaj dege, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë ditën e sotme dorëheqjen duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të lidershipit të partisë. Ata thotë se zgjedhin që të japin dorëheqjen pasi kjo PD-ja në drejtimin e Lulzim Bashës është kthyer në një parti klienteliste për interesa të kryetarit, një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD.

Në ndryshim nga Lulzim Basha, që fajtor për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit bëri qeverinë Rama, në deklaratën e dorëheqjes, të larguarit shprehen se faji ishte i vetë kryedemokratit i cili sipas tyre vunë në krye të listës emra që nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin  e qytetarisë. Humbja në 25 prill ka emër dhe sipas tyre është Lulzim Basha dhe Edmond Spaho, ky i fundit si drejtues politik në qarkun e Korçës, e për këtë theksojnë se do duhet të marrin përgjegjësitë. Mano, Osmani dhe 13 anëtarët e larguar rreshtohen krah zërave kritik të lidershipit aktual të PD duke thënë se kjo parti nuk më ajo e vlerave politike që lindi nga studentë të dhjetorit ’90, por “po merren këmbë vlerat e demokracisë”.

Të nderuar qytetare të Korçës, të dashur demokrate të Korçës.  Sot është një dite jo e lehte për ne, anëtaret e kryesisë se PD dega Korçë . Ne kushtet kur nuk ka asnjë shenje vullneti për të pare ne sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj. Të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD, të vendosur të qëndrojmë pranë demokrateve të thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndare sfida elektorale e kemi përballuar dite të vështira ne opozitë, të bindur se sot Korça dhe Shqipëria  kane me shume se kurrë nevoje për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit. Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD ne Korçë. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. 14 anëtarë  të kryesisë, që janë këtu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i degës se Korçës , Devis Osmani qe ka punuar pranë meje për 8 vite , largohen me dorëheqje të parevokueshme  nga ky funksion.

Të dashur qytetare të Korçës , të nderuar demokratë. Në qe jemi sot këtu në këtë sallë dhe shume demokrate të tjerë jashtë kësaj salle të cilët kanë punuar ne kushte të vështira  për  PD , sot ndjehen të papërfaqësuar. Importet e L. Bashës nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin  e qytetarisë të banoreve të Korçës, ne qytet dhe në fshat. Ne nuk duam të jemi dëshmitarë të zerimit të kontributeve të demokrateve të thjeshtë dhe dënojme ashpër futjen e frymës se përçarjes. Ne i lexojmë me seriozitet , përulësi dhe jo me arrogance mesazhet që vijnë nga rezultati i zgjedhjeve. Ata që drejtuan fushatën elektorale duhet t’i vënë emrin e tyre humbjes . Ata janë arsyeja e parë dhe e fundit e humbjes se PD në qarkun e Korçës. Vlerat e demokracisë tek të cilat unë dhe shumë studente të dhjetorit ‘90 besuam, nuk do të merren dot neper këmbë nga lidershipi i PD.  Ne do të vazhdojmë  të jemi anëtarë të PD , do të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë për demokracinë, për të sotmen dhe për të nesërmen e Korçës", thuhet në deklaratën.

Pas dorëheqjes, Report Tv pati një lidhje telefonike nga Korça më Andrea Manon, i cili tha se ky largim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar në degën e Korçës. Ai mohoi që ky vendim të ketë ardhur me qëllim që t’i bashkohet një tjetër force politike.

“Arsyeja është situata që është krijuar në degën e Korçës dhe lidershipit të PD. Ka lidhje me mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet në Korçë. Sot është bërë dorëheqja dhe sot është bërë publike. Nuk ka lidhje për t’iu bashkuar ndonjë subjekti tjetër politik”, tha Mano për Report TV.

Pakënaqësitë në këtë degë kanë lindur që para zgjedhjeve të 25 prillit, ku Andrea Mano ishte i renditur në listën për deputet në vendin e 7-të ndërkohë që PD-ja, kishte si objektiv maksimal marrjen e 5 mandateve në këtë qark, ndërsa ka pasur konflikt edhe me Ervin Salianjin sa i përket ndarjes së zonave elektorale mes kandidatëve të PD, e që sot, u “finalizua” me një dorëheqje në masë.

Për këtë çështje kaq të rëndësishme kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk denjoi të fliste në konferencën për shtyp që zhvilloi një orë pas dorëheqjes kur preferoi të fliste vetëm për raportin e OSBE, ODIHR-itr. Edhe pse u pyet për këto largime, Basha nuk komentoi duke thënë se konferenca e sotme për shtyp i dedikohej vetëm raportit të OSBE mbi zgjedhjet.

Letra e dorheqjes së sekretarit të Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani

Letra e dorheqjes së Andrea Manos

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Basha e renditi në vend të pasigurt kreun e PD në Korçë, çfarë deklaronte Andrea Mano për 'Report Tv' para zgjedhjeve dhe konflikti me Ervin Salianjin

Kryetari i degës së PD në Korçë, Andrea Mano dha sot dorëheqjen, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë, duke e mos i kursyer akuzat për lidershipin e kësaj partie, Lulzim Bashën.

Ndërkohë, në një intervistë për 'Report Tv', para zgjedhjeve, pasi Basha e la atë në një vend të pasigurt në listë, të 7-in, kur objektivi ishte 5 mandate, Mano foli me rezerva, ku tha se lista do ndëshkohet apo përkrahet nga vetë qytetarët!

"Unë do të isha për kandidatë përfaqësues që janë pranë njerëzve dhe njihen nga komuniteti, por lista është diçka që do të ndëshkohet apo përkrahet nga vete qytetarët më 25 prill", u shpreh ai për Report Tv para zgjedhjeve.

Ndërsa për konfliktin me kandidatin Ervin Salianji që ndodhi rreth dy muaj më parë për ndarjen e zonave elektorale mes kandidatëve të PD, ai u shpreh asokohe se ishin diskutime në aspektin e maksimizimit të votave në PD.

"Nuk do e quaja konflikt kanë qenë diskutime në mbledhje të mbyllur të PD-së. Kanë qenë diskutime në aspektin e maksimizimit të votave në PD të mundësisë që i jepet çdo kandidati për të maksimizuar votat atje ku ai mendon se ka me shumë mundësi", tha Mano.

 

Lexo këtu intervistën e plotë të Andrea Manos për Report Tv para zgjedheve

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 27/07/2021 11:38

    parti klienteliste ka qene me kohe (si edhe te tjerat) puna eshte qe ju skeni me akses tek ky lloj klientelizmi or plak ....pa moral juve as keni pasur as keni e as do te keni....shqiperia ka marre fund me kohe dhe fajtore jane partite politike dhe barktharet e dikurshem qe tani sillen si fisnike e high class

    Përgjigju
    • Antigoni: 27/07/2021 12:40

      Nese Shqiperia ka marre fund, atehere cfare te shtyn ty te lxosh lajme dhe te shpenzosh kohe me komente mbi nje vendi te pashprese? Dikush qe s'ka shprese te dicka nuk harxhon kohe me vprime te tilla. Ngelet duke perhapur helm ne rrjete sociale sikur Shqiperia te jete armiku juaj.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën