“Prani gazi, mos kalo – është e rrezikshme”.
Kjo është tabela paralajmëruese e vendosur në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, rreth 1 kilometër larg aeroportit të Vlorës. Sipas burimeve, një firmë private që ka kryer shpime ditët e fundit për studimin e tokës, ka konstatuar prani gazi natyror në vijën bregdetare të kësaj zone. Në vendngjarje është vendosur edhe shirit rrethues, çka tregon se janë marrë masa të menjëhershme pas zbulimit. Mësohet se sonda e shpimit ka arritur deri në thellësinë 70 metra. Prania e gazit është konstatuar prej rreth 10 ditësh, ndërsa deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi çfarë lloj gazi bëhet fjalë apo çfarë hapash do të ndërmerren më tej.
Komente











