Serbia po bën përgatitjet e fundit për pritjen e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Ky i fundit do të pritet me një paradë ushtarake, tanket e betejës janë vendosur që sot në rrugë, ndërkohë që parashikohen edhe fluturime avionësh me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Serbia pritet të organizojë një pritje prej heroi për presidentin Putin duke organizuar paradën e parë ushtarake në 30 vite. ‘Tapet i kuq’ që do t’i shtrohet Putin sapo të mbërrijë në Beograd të enjten, vjen në një kohë që Serbia e gjen veten midis Moskës dhe Perëndimit, raportet e të cilëve janë përkeqësuar së tepërmi për shkak të situatës në Ukrainë.
Serbia është përballur gjithnjë me një zgjehdje të vështirë; të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, apo të heqë dorë dhe të kërkojë lidhje edhe më të ngushta me aleatin e saj tradicional sllav rus. Putin do të ndalojë në Beograd për disa orë në ceremoninë e çlirimit të kryeqytetit serb nga pushtimi nazist gjerman.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com