'Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë'

'Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë'

Rama e Majko darkë me Limajn dhe anëtarë të kabinetit të Kosovës

Shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi.

Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë! Urime!

Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit i Kosovës

Nga 1 janarit pritet që dy vendet të shkrijnë doganat, ndërsa heqja e ndërsjellë e taksave është një tjetër masë lehtësuese që pritet të favorizojë tregtinë e lirë mes dy vendeve. Postimin ministri kosovar e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shihen kryeministri shqiptar, Edi Rama me ministrat Pandeli Majko dhe Arban Ahmetaj si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministrat Shyqiri Bytyqi, Endrit Shala, Skender Reçica dhe Dardan Gashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren