TIRANË- Pas disa përplasjeve në distancë, kryesisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021, kohë kur Ilir Meta ishte president, por ishte mjaft aktiv në fushatën elektorale kundër qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë tashmë ka bërë ‘paqe’ me diplomaten amerikane Yuri Kim.
Ilir Meta ka pritur sot në selinë Partisë së Lirisë, ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, teksa ka ndarë edhe detaje në lidhje me takimin mes tyre.
Sipas Metës është diskutuar në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA-në. Meta nënvizon se bashkëpunim do jetë në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
'Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE'- shkruan Meta.
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, Ilir Meta, megjithëse në rolin e presidentit të vendit, me një gjuhë të paprecedentë sulmoi asokohe ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku i kërkonte që mos të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare. Vetë diplomatja amerikane dënoi gjuhën e ashpër të Ilir Metës, gjatë fushatës elektorale, ku ish-kreu i shteti u bënte thirrje qytetarëve, që të mprehin sfurqet e sëpatat që të mbrojnë votën. Yuri Kim dënoi ashpër fjalorin e Metës, duke e shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.
Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka nënvizuar sot se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë dialog për integrimin dhe demokracinë në vend.Në një postim në Twitter ambasada njofton se ky takim i Kim me Metës ishte në vazhdimësi të takimeve të saj me liderët politikë.
“Ambasaroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua sot me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të takimeve të saj të vazhdueshme me liderët politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t'u angazhuar në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, shkruan ambasada amerikane.
THJESHT KY HAJDUT I KOMBIT NUK DUHET TE JETE ATY , DHE DUHET TE DENOHET NGA MBARE POPULLI SHQIPTARE PER ZULLUMLLEQET QE KA BERE AI BASHKE ME KOKTULEN E TIJ ,
PërgjigjuKjo eshte /real politik/,pragmatizmi amerikan.As mos u gezoni,as mos krijoni iluzione,as mos u zhgenjeni,dhe as mos u zemeroni kur shikoni ambasadoret qe nje here te kritikojne,nje here te buzeqeshin.Nuk veprohet me mendesi Kanuni pertej Atlantikut.S.d.q kesaj radhe eshte thjeshte nje interviste-test per te zhbiruar Meten,mendimet dhe planet e tij dhe kuptohet dhe sjelljen.Edhe vete Meta nuk duhet te genjeje veten pas ketij takimi.
PërgjigjuHani o shqiptarë! Hani! Është mut e bukë bashkë. Sa ashpër na ka dënuar historia,INTERESI dhe mendësia!
PërgjigjuDiku fle lepuri
PërgjigjuPo si duket Kim i lutet Metes te mos i nxjerre ato dosjet qe ka per Ramen
Pa fjale! Po na perzihen zorret!
PërgjigjuPo cifti Meta Kryemadhi jane njerezit me te paster te Shqiperise me te varferit dhe jane miq te Ameriqise. Rama armik
PërgjigjuPo si e takon nje hajdut vrases shkratimtar i vendi qe i ka te gjitha ligesit dhe ju e takon po deri dje po thoshnit te gjithe pergjest ne burg tani e takoni hipokrita turp ai eshte i pari per burg me gjithe koke rubinen
PërgjigjuPo ju zonja ambasadore pse e takoni dhe e bëni faktor një personazh të tillë që ju e njihni mjaft mirë .
PërgjigjuNuk ka paqe me hajdut.
PërgjigjuSa ipokrit qe je more kok tul po ti deri dije i shaje sot qenka kenaqsi te bisedosh me ambasadoren Amerikane dhe degjo ncire ate dosjen e Rames dhe te shikojm sec ka brenda se mos ka ndonje mace qe kerkon banjon se nuk i del vetem1 por do me shume ti nuk je me izoti per Monken por do jesh problem per Ramen. esht i gjat ai te fala Monikes
PërgjigjuAi,kau plak po ju ha barin dhe nuk ka fuqi per te punuar... Ma leni ta ha une ate dhe ju do ta keni gjithe luadhin per vehte....
PërgjigjuCFAR TE THA MBYLL BUCEN SE DO VESH NE BURG SHKERDHAT CEPANI TI JE PER TU CUAR TEK MALI ME GROPA PKEHR.
PërgjigjuTe takosh kryehajdutin e Shqiperise eshte turp i madh! Apo.... si te tjeret`?