Pas Skënderbeut ndalet dhe Kukësi
fitorja e Partizanit hap kampionatin

Pas Skënderbeut ndalet dhe Kukësi<br />fitorja e Partizanit hap kampionatin
Një gol për tre pikë. Partizani siguron një fitore të rëndësishme në Laç 0-1 duke u afruar më shumë me kreun pas barazimit të Skënderbeut.
 
Të kuqtë duket se kanë lënë pas problemet duke u rikthyer në formë në metrat e fundit të kampionatit.
 
Heroi i Partizanit ishte Krasniqi, ndërsa rastet ishin të shumta në të dy krahët.
 
Pas ndeshjes autori i fitores u shpreh i lumtur “Të jem i sinqertë edhe sot ashtu si para derbit golin e kishim parashikuar që do ta shënonim unë ose Malota dhe sërish na doli kjo profeci.
 
Me golat tanë që vijnë nga ne mbrojtësit shpresojmë ti japim 3 pikësha me vlera skuadrës në realizimin e objektivit. Jemi të gjithë të bashkuar për një qëllim
” deklaroi Krasniqi.

Kukësi, ashtu si Skënderbeu dje u ndal në barazim nga Flamurtari në Vlorë. Kuqezinjtë shënuan të parët me Alves, ndërsa Guri barazoi për verilindorët duke i shpëtuar nga humbja.

Barazimi 1-1 favorizon Partizanin, pasi është vetëm 2 pikë nga Kukësi dhe Skënderbeu që ndajnë vendin e parë në renditje.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit