Pas skandalit të privatësisë, një tjetër telash për Facebook

Pas skandalit të privatësisë, një tjetër telash për Facebook

Mark Zuckerberg

Pas shumë probleme që ka pasur kompania e Facebook këto kohët e fundit, duke u nisur nga përdorimi i të dhënave në fushatën elektorale të SHBA një tjetër e dhënë del në skenë.
Facebook ka qenë në bisedime me institucionet kryesore mjekësorë për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve dhe pacientëve për një projekt kërkimi. Kjo është pranuar nga vetë kompania pas një lajmi të raportuar nga CNBC.

Sipas kësaj medie, plani i propozuar kishte si qëllim një proces për të përputhur të dhënat e individëve në të dy platformat, i cili do të ishte anonim, për të hulumtuar se si një shpërndarje e tillë informacioni mund të siguronte kujdes personal për pacientin.

Këto bisedime që përfshin American College of Cardiology, ACC, dhe Stanford University School of Medicine, u vunë në pritje muajin e kaluar, sipas një zëdhënësi të Facebook.

“Kjo nuk ka avancuar, ka mbetur në fazën e planifikimit, dhe ne nuk kemi marrë, shpërndarë apo analizuar të dhënat e ndonjërit”, thuhet në deklaratë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb