‘Pas Stambollit vjen Athina’, Milani mesazh për situatën që po kalon Italia: Lufta e sotme në bën më të fortë nesër

‘Pas Stambollit vjen Athina’, Milani mesazh për situatën që po kalon Italia: Lufta e sotme në bën më të fortë nesër

Klubi i Milanit ka dashur të japë një masazh të veçantë për situatën e vështirë që po kalon Italia në lidhje me koronavirusin. Kjo pandemi vetëm ditën e djeshme i mori jetën 475 personave përtej Adriatikut dhe për t’i dhënë sadopak shpresë popullit Milan ka publikuar një foto me një mesazh inkurajues.

Në foton e publikuar lexohet: “Çdo gjë do të shkojë mirë, pas Stambollit vjen Athina.” – Milani këtu i referohet finales së Champions League të humbur kundër Liverpool në 2005 të luajtur në Stamboll. Një ndeshje ku kuqezinjtë po fitonin 3-0 pjesën e parë, ndërsa e humbën në goditjen e 11 metërshave.

Gjithsesi në 2007 ‘djalli’ arriti të hakmerrej pasi në finalen e Athinës mposhti 1-0 Liverpool-in. Sakaq në diçiturën e fotos Milan shkruan: ‘Lufta e sotme na bën më të fortë nesër.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin