Pas suksesit me 8 bibliotekat e para, Tiranës do i shtohen edhe 6 të tjera
Biblioteka 'Musine Kokalari'
Pas suksesit me 8 bibliotekat e para, Bashkia e Tiranës do të hapë në kryeqytet edhe 6 të tjera.
Në buxhetin për vitin 2021, Bashkia e Tiranës ka parashikuar një fond të veçantë për bibliotekat e reja me qëllim nxitjen e leximit tek të rinjtë.
Krahas funksionit të tyre kryesor, atë të një “shtëpie” të librit dhe për leximin e shtypit të shkruar, bibliotekat e reja janë konceptuar nga Bashkia e Tiranës si një mjedis që mund të shfrytëzohen nga komuniteti i zonës edhe për takime dhe aktivitete të ndryshme shoqërore.
Investimi më i fundit në këto biblioteka është dhe “BiblioTech”, iniciativa e radhës së Bashkisë Tiranë dhe UNICEF Shqipëri, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për fëmijë e të rinj me pasion Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.
Nëpër “BiblioTech-a” herë pas here do të zhvillohen sesione informuese rreth sigurisë online, bullizmit kibernetik, mbrojtjes dhe reagimit të shpejtë në rast sulmesh online dhe abuzimesh ndaj të miturve.
Gjithashtu, një kalendar trajnimesh për fëmijë e të rinj për sigurinë online, kodim, web, robotikë, programim e shumëaftësit të reja që kanë lidhje me teknologjinë do të jenë fokusi i punës në BiblioTech.
Ekspertët më të mirë vendas do të orientojnë dhe udhëzojnë nxënës të 9-vjeçareve dhe gjimnazistë të shkollave teknike dhe të përgjithshme për të kuptuar gjithnjë e më shumë për TIK-un, për sigurinë dhe mbrojtjen online si dhe do të asistojnë në krijimin e produkteve të para teknologjike duke përdorur pajisjet moderne të instaluara pranë BiblioTech-ave.
Mjediset e BiblioTech-ave do të shfrytëzohen edhe për zhvillimin e sesioneve informuese dhe aktiviteteve nga më të ndryshme në dobi të komuniteteve, gjithnjë me synim trajtimin e temave mbi teknologjinë.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5298
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42