Pas sulmeve të Maradonës
Tardelli mbron Mauro Icardin

Pas sulmeve të Maradonës<br />Tardelli mbron Mauro Icardin
Legjenda e Axurrëve shprehet se Icardi duhet të gjykohet nga loja që bën në fushë jo për jetën private ndësa shton se Baloteli mund të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë.
 
Marco Tardelli beson se kritikat e Mardonës për tradhtinë e Icardit nuk janë të justifikuara. Maradona e ka quajtur Mauro Icardin një tradhtar për shkak të përfshirjes në divorcin e shumëpërfolur mes Maxi Lopez dhe Wanda Nara.
 
Nara, një figurë e ekranit argjentinas ishe e martuar me mikun e ngushtë të Icardit në kohën kohën kur djemtë luanin te Sampdoria, por ajo e ka tradhtuar të shoqin me kapitenin e Interit.
 
Icardi dhe Nara janë martuar në vitin 2014 menjëherë pasi u finalizuan procedurat e divorcit me Lopez. 
 
“Icardi është tradhtar. Ai do të jetë lojtar i madh por Batistuta vlen shumë më tepër se ai. Ai nuk mund të shkojë të darkojë me miqtë e tij të skuadrës pasi i mori gruan mikut të tij. Ai do të paguajë për atë që i bëri Maxi Lopez”, është shprehur Maradona.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos