Pas sulmit kibernetik, Komisioni i Prokurimit Publik rikthehet në funksion të plotë: Nuk është cenuar asnjë e dhënë

Pas sulmit kibernetik, Komisioni i Prokurimit Publik rikthehet në funksion të plotë: Nuk është cenuar asnjë e dhënë

Logo e Komisionit të Prokurimit Publik

Shërbimet online të Komisionit të Prokurimit Publik janë rikthyer në funksion të plotë. Përmes një njoftimi KPP ka informuar të gjithë operatorët, autoritetet kontraktore dhe të gjitha subjektet e interesuara se pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të shërbimeve qeveritare, faqja zyrtare e internetit www.kpp.al dhe Sistemi i Ankesave Elektronike në E-Albania, tashmë janë të aksesueshme plotësisht.

Gjatë betejës kibernetike kur të gjitha sistemet u mbyllën, KPP ishte inctitucioni i vetëm i cili krijoi një databazë online që e shperndau per mediat, me qellim informimin  grupeve te interesit.

Komisioni i Prokurimit Publik njofton operatorët ekonomikë, autoritetet kontraktore dhe të gjitha subjektet e interesuara, se faqja zyrtare e internetit www.kpp.al dhe Sistemi i Ankesave Elektronike në E-Albania është rikthyer tashmë në funksion të plotë. Në faqen zyrtare të Komisionit janë përditësuar të gjitha ankesat e dorëzuara, vendimet dhe çdo akt në zbatim të ligjit. Tashmë, autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe subjektet e interesuara mund të marrin informacion në kohë reale në faqen e internetit të Komisionit. Gjithashtu, operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj mund të dorëzojnë në rrugë elektronike, ankesat dhe argumentet, si dy shërbime në portalin unik qeveritar E-Albania.

Komisioni sqaron të gjitha grupet e interesuara, se falë sistemeve të sigurta të ndërtuara në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nuk ka asnjë dëmtim apo shpërndarje të paautorizuar të të dhënave të Sistemit të Ankesave Elektronike dhe se të dhënat janë të sigurta. KPP-ja falenderon median e shkruar dhe elektronike për bashkëpunimin e ndjekur dhe për publikimin e njoftimeve mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve gjatë gjithë kësaj periudhe, si edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për mbështetjen e dhënë për zgjidhjen në një kohë të shpejtë të problematikës së shkaktuar si pasojë e sulmit të sinkronizuar kibernetik. Komisioni fton të gjitha subjektet e interesuara, që për çdo informacion të kontaktoni në numrin e tel: +355(0)42281851 dhe adresën elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik. Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Një pjesë shumë e madhe e shërbimeve online në e-Albania u rikthyen vetëm pak ditë pas sulmit, duke bërë të mundur kështu që qytetarët të marrin dokumentet online. Pas rikthimet të e-Albania kanë nisur regjistrimet edhe për klasat e para dhe të dhjeta. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Personi fizik: 28/07/2022 18:18

    Po e-fiskalizimi qe u bene dite qe nuk jemi ne gjendje te krijojme nje fature elektronike? Imagjinoni ata qe e kane urgjente dhe ngelen me dite duke pritur ne dore te zotit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja