Pas sulmit në Gaza, reagon Papa: Bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare

Pas sulmit në Gaza, reagon Papa: Bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare

1696315529_papafrancesku.JPG

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, pas sulmit të Izraelit në një spital në Gaza, tha se situata në Gaza është e pashpresë. Papa bëri thirrje për parandalimin e një fatkeqësie humanitare.

Papa foli rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme në seancën e pritjes së përgjithshme të mbajtur të mërkurave në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

"Sot mendimet tona shkojnë në Palestinë dhe Izrael. Rritet numri i të vdekurve. Gjendja në Gaza është e pashpresë. Ju lutem bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare", tha Papa.

Sipas tij, në një periudhë kur shumë fronte lufte janë të hapura në botë, është tejet shqetësuese zgjerimi i konfliktit. "Le të heshtin armët, le të dëgjohen britmat e të varfërve, njerëzve dhe fëmijëve për paqe", u shpreh ai.

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve përsëriti thirrjen e tij për paqe dhe njoftoi se ata do të mbajnë një ditë lutjeje për paqe me një ngjarje publike në Vatikan të premten, më 27 tetor.

Ai ftoi edhe përfaqësuesit e sekteve të tjera të krishterëve si dhe të besimeve të tjera, ndërsa kërkoi të bëhen lutje edhe për Ukrainën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb