Lobimi rus dhe Berisha në PD, Kim takon Ballën e Alibeajn: Forcat politike të refuzojnë çdo tentativë që synon minimin e demokracisë! PS: Në fokus financimi i partive

TIRANË- Një ditë pasi përcolli shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për financimin rus në Shqipëri tek KQZ dhe përfaqësitë e partive politike, ambasadorja Yuri Kim zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me dy krerët e grupeve parlamentare të PS e PD, Taulant Ballën e Enkelejd Alibeajn. Zbardhjen e fokusit të bisedës mes dy krerëve të grupeve parlamentare dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, e zbuloi vetë ambasada amerikane në një njoftim në rrjetet sociale.

Diplomatja amerikane ka vënë në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë se bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë. Kim theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate.

Sakaa në reagimin e tij Alibeaj u shfaq më diskret duke thënë se ‘nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës.’.

Më i qartë, pas takimit u shfaq kreu i grupit PS Taulant Balla i cili shkruajti se Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Lidhur me sulmet kibernetike nga Irani ndaj sistemeve të shërbimeve publike online në Shqipëri, si Balla dhe Alibeaj, kanë falënderuar Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

Ky takim i ambasadores amerikane vjen, një ditë pasi ajo i kërkoi përfaqësive politike të rishikojnë ligjin për financimin e partive, në mënyrë që të shmangen influencat ruse dhe të mos miratojnë amnistinë fiskale, pasi kjo mund të rrezikonte futjen e parave nga shtetet e lindjes në Shqipëri. 

Kim thirri dje në takim kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, sekretari i përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin, deputeten e PD Jorida Tabakun dhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhin për t’i bërë të qartë se partitë politike duhet të qëndrojnë larg influencave që vijnë nga vende jo aleate të SHBA. Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje ligjore dhe u shpreh se është e nevojshme që KQZ të hetojë më thellë sasinë e parave dhe burimin e tyre në mënyrë që të mos ketë më diskutime.

Nga ana tjetër takimi me ambasadoren e SHBA-ve vjen dy ditë pas publikimit të nj raporti nga SHBA. Që nga viti 2017, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:15
Kim: Partitë politike të punojnë bashku dhe të refuzojnë çdo përpjekjet që minon demokracinë

Pas takimit me krerët e grupeve parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajt dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Diplomatja amerikane ka vënë në dukej se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien, si dhe për të refuzuar përpjekjet që synojnë minimin e demokracisë.

‘Yuri Kim u takua me drejtuesit e Kuvendit Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në axhendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe të çojë Shqipërinë me vendosmëri përpara për të përmbushur kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate.’- njofton ambasada e SHBA.

 

Ora 15:22
Pas takimit me Kim, reagon Balla: Të punojmë me SHBA për përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike. 

Sipas Ballës, Shqipëria i është  mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike. 

Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese. 

Ora 15:16
Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim: Biseduam për rinisjen e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat në PD

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas takimit me ambasadoren Yuri Kim.

‘Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.

Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!’- shkruan Alibeaj.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 16/09/2022 19:41

    Nene Kimetja ka nje te mire : fillimisht i lejon te bejne ndonje foto, dhe pastaj u ve majen, ose sic thuhet ne zhargonin zyrtar, i ben “non grata”. Po si nuk ju vjen turp!!

    Përgjigju
  • Turi: 16/09/2022 18:12

    Amerika nuk mbështet demokracinë por ata lëpirësa që i ka nën urdhra dhe bëjnë atë që ju thonë ata

    Përgjigju
  • Koli: 16/09/2022 17:53

    Car thua moj Kim, a po i sheh lajmet ne Meksike? Ky vend eshte i pushtuar nga oligarki kriminale te lidhura ms pushtetin aktual ti na derdellis per botokset e Metes e 500 mij te qelbura nga Rusia

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/09/2022 17:40

    Demokracia ne Shqiperi eshte cenuar dhe deformuar nga keto dy partite qe ka mbeshtetur dhe mbeshtet Amerika,o zonja ambasadore.......

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/09/2022 11:15

    O po e kemi thene 1000 here,more popull pallosh,se shtatori i ketij viti do ti shtij dridhmat mafozeve,krimineleve,hajduteve e vrasesve me funksionet e larta shteterore si presidente e kryeministra,ish e aktualë. Prandaj popull pallavesh ngrije koken,nxirre gjoksin,ngrije hapin dhe ashtu krenar e i menderosur siç je shko drejt gropes per fitorje te reja. Uurrrraaaaaaaa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha