Pas takimit me Kurtin në Bruksel, reagon Vuçiç: Secili lufton për qëndrimin e vet

Pas takimit me Kurtin në Bruksel, reagon Vuçiç: Secili lufton për qëndrimin e vet

Bisedimet Kurti-Vuçiç në Bruksel përfunduan pa sukses. Pas takimit Vuçiç tha se normalizimi i marrëdhënieve është ende larg.

"Të gjithë ne kemi propozimet tona, shqiptarët të tyret, ne tonat. Në fund të fundit ne si Serbi e kemi pranuar propozim-kompromisin e BE-së, Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi u ndërpre. Sa i përket vetë rrjedhës së takimit, nuk ka pasur shumë gjëra të këndshme, por shumë gjëra të pakëndshme. Kjo është logjike, secili lufton për të vetën." - tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me kryeministrin Kurti.

Akuza ndaj Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se që nga takimi i fundit me kryeministrin Kurti dhe nga deklarata e fundit e 27 vendeve të BE të datës 3 qershor "ka pasur 22 lëvizje përshkallëzuese të Prishtinës. Edhe sot në Korilje në komunën e Zveçanit kanë provokuar duke u përpjekur të frikësojnë njerëzit, dhe kur u pa që unë e dija gjatë dialogut i kanë tërhequr njerëzit. Por këto janë gjëra, që ndodhin çdo ditë. Në dy muajt e fundit kemi 50 për qind më shumë incidente, pra nën drejtimin e Kurtit, më shumë se ç`kemi patur në kohën më të keqe të kujtdo tjetër në krye qeverisë në Kosovë”.

Serbia, sipas presidentit serb Vuçiç  "është përpjekur, ka qenë shumë konstruktive, partner serioz dhe i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Të shohim si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen."

Asociacioni thelbi i së gjithës

Për Vuçiçin propozimi për kompromis "do të thotë që në radhë të parë të bisedojmë për Asociacionin, të shohim nëse ka kredibilitet të procesit apo jo dhe të shkojmë drejt formimit të Asociacionit, atëherë paralelisht me këtë ne do të nisim të punojnë në ato, që janë detyrimet tona." Sipas presidentit serb "procesi i vendosjes së marrëdhënieve normale pengohet nga keqtrajtimi i përditshëm i serbëve, arrestimi, mbajtja në paraburgim e serbëve, çështja e shpronësimit ilegal dhe çështja e dëbimit të serbëve nga institucionet dhe vendet ku punojne."

Dorëheqja e kryetarëve të komunave dhe zgjedhjet në veri të Kosovës

Vuçiç tha se nuk mund të premtojë në emër të serbëve, që do të marrin pjesë në zgjedhje, por se do të bëj çmos për këtë. Ai tha se kishte biseduar edhe me të ngarkuarin e SHBA-së për Kosovën, Gabriel Escobar, dhe me të tjerë, dhe se "zgjidhja më e mirë është që të jepen dorëheqjet, sepse i gjithë programi i peticionit dhe çdo gjë tjetër, e dini sa është procedura, qëllimisht e stisur dhe këtë e dinë edhe këtu, që është bërë me qëllim për të shmanguar procesin thelbësor të zgjedhjeve. Sepse nevojiten 118 ditë, që të vijmë deri te momenti i shpalljes së zgjedhjeve”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha "kur e pyes Kurtin, vetëm më konfirmo, a dëshiron të pranosh formimin e asociacionit të komunave serbe, kurrë nuk merr përgjigje pozitive. Ai thotë dua, nëse nuk vlejnë 21 nga 22 pikat, 21 nga 22 parimet, që i ka refuzuar gjykata e Kosovës. Dua, nëse nuk ka kompetenca ekzekutive. Ne kemi dokumenta të nënshkruara nga viti 2013 dhe 2015. Ky duhet të bëhet asociacioni komunave serbe, sepse këtu nuk është çfarë doni e çfarë nuk doni, vetëm ajo që keni pranuar, dhe ajo që keni nënshkruar. BE tha, le të bëjmë kompromis. Unë u thashë, nuk është problem, mund të bisedojmë, të shqyrtojmë gjithçka. Kur erdhëm deri këtu, Kurti e refuzoi”.

Paqja në interesin e serbëve dhe të shqiptarëve

Vuçiç tha se sipas tij "paqja është interesi më i mirë i serbëve dhe i shqiptarëve dhe besoj se kjo është diçka, me të cilën asnjëri prej nesh nuk duhet të luajë. Shpresoj se në të ardhmen do të mund të gjejmë ndonjë zgjidhje, sepse kështu shkojmë jo vetëm në qorrsokak, por edhe në diçka, që është e panjohur dhe kur shkoni në diçka të panjohur për fat të keq nuk do të jeni të sigurtë, se ku do të përfundojë. E përsëris se interesi më i madh i njërit dhe i tjetrit popull duhet të jetë ruajtja e paqes”./DW

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja