Pas takimit me Nishanin, Zhiti:
Zot mëshiroje se s'di se çfarë bën

Pas takimit me Nishanin, Zhiti:<br />Zot mëshiroje se s'di se çfarë bën
TIRANE - Presidenti Nishani ka thirrur ditën e sotme kandidaturën e qeverisë për ambasador në Vatikan, Visar Zhitin për t'i dhënë arsyet e tij për mos dekretim. Pas disa minutash diskutim pa praninë e kamerave, Zhiti është shprehur për një media se presidenti Nishani i ka ripërsëritur personalisht të njëjtin qëndrim që ka bërë publike në media. Zhiti e ka mbyllur prononcimine tij duke thënë “Dal duke thenë o Zot mëshiroje presidentin se nuk di se çfarë bën”

Bushati: Emërimi i  Zhitit i përket qeverisë, Nishani mos të ndërhyjë
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati tha se propozimi i Visar Zhitit për ambasador në Vatikan është në përputhje me Kushtetutën, e cila ia cakton qeverisë detyrën për të emëruar krerët e selive tona diplomatike në shtetet e tjera. Kjo përgjigje e ministrit erdhi pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përplasjen më të fundit mes mazhorancës dhe kreut të shtetit në lidhje me emërimet e ambasadorëve. Sipas Bushatit, propozimi që qeveria bëri për Zhitin nuk cenon aspak kompetencat e kreut të shtetit dhe për këtë sipas ministrit, duhet lexuar qartë Kushtetuta.
 
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e qartë në këtë pikë, gjithashtu praktika e ndjekur ndër vite është po kaq e qartë. E kam theksuar edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme, do ta theksoj edhe këtu që çështja e emërimit të ambasadorëve është një çështje që i përket në thelb qeverisë, është një çështje që ka të bëjë me menaxhimin sa më të mirë të burimeve njerëzore dhe me një përfaqësim sa më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Mund t’ju them se, edhe për shkak të profesionit, edhe duke ju referuar Kushtetutës Shqiptare, Presidenti i Republikës nuk bën pjesë në asnjë prej tre pushteteve dhe kushtetutëbërësi nuk i ka njohur asnjë prej tre pushteteve. Ai, kur vjen puna tek ligji, veton e përdor në mënyrë shumë diskretcionare dhe më pas ose ligjvënësi vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, ose presidenti bie dakord me ligjvënësin, ose ligji hyn në fuqi automatikisht nga një afat i vendosur në kushtetutë, aq më tepër kjo tek rasti i një ambasadori. E kam thënë edhe herë tjetër, për ta mbyllur këtë çështje, i ftoj të gjitha mediat e pranishme këtu dhe opinionin publik, ta lexojnë të gjithë kushtetutën në tërësi, kapitullin që flet për kompetencat e presidentit dhe nenin 92. Në rast se ne do t’i nënshtroheshim një logjike të tillë, atëherë as trupat universitare nuk do të  zgjidhnin më rektorin, duke qenë se edhe rektori formalisht  dekretohet nga Presidenti i Republikës, as Akademia e Shkencave nuk do ta zgjidhte vetë kryetarin e Akademisë së Shkencave, derisa kushtetuta në të njëjtin kapitull që përmend ambasadorët, përmend edhe Kryetarin e Akademisë së Shkencave, i cili dekretohet formalisht nga Presidenti i Republikës”, u shpreh Bushati.

Emri i Visar Zhitit është kthyer tashmë në objekt përplasjesh të forta mes mazhorancës dhe kreut të shtetit. Kryeministri Rama e quajti ridënim të dytë të poetit pas atij në regjimin komunist, ndërsa Presidenti Nishani tha se Zhiti është kurth politik i Ramës, pasi duke u shkelur procedurat ligjore sipas tij, refuzimi i kandidaturës është i padiskutueshëm.
 
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin