Për Komisionin Evropian negociatat e BE-së me Shqipërinë duhet të fillojnë pasi është e qartë se e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian.
Ky ishte mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila ka postuar në Twitter foto dhe pjesë nga përmbajtja e bisedës me Kryeministrin Rama.
"E lumtur që të takoja sot Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e Bashkimit Evropian për rindërtimin pas tërmetit dhe për përballimin e pandeminë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian dhe negociatat duhet të fillojnë", shkruan ajo.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Bruksel u zhvillua takimi i njëmbëdhjetë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama, i cili zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Reforma në Drejtësi mori një tjetër vlerësim nga ndërkombëtarët, pavarësisht sulmeve të mbërritura nga opozita jashtëparlamentare, por edhe nga presidenti Ilir Meta. Në deklaratën e përbashkët në përfundimit të takimit XI të Këshilli i Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë u theksua se organet e reja të drejtësisë kanë filluar të veprojnë, mes tyre Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.
Lider dinjitoz, vizionar, luajal-pse mos te respektohet nga lideret europiane?!
Përgjigju