Pas tensioneve të djeshme, nis shembja e Cirkut të Tiranës, artistët shfaqje në shenjë proteste te Ministria e Kulturës

Një ditë pasi përmbarimi zbarkoi në një nga skenat më historike të Tiranës, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite, këtë të enjte është ekzekutuar vendimi për shembjen e Cirkut Kombëtar.

Të gjendur përballë këtij fakti, në shenjë proteste dhe në kërkim të një përgjigje se ku do të punojnë e tyre, artistët janë nisur në këmbë nga Cirku deri tek Ministria e Kulturës, ku edhe kanë performuar numra të ndryshëm.

Artistët do të vijojnë me performancat  në formë proteste përpara Ministrisë së Kulturës, deri në sa të ju jepet një ambient i ri.

“Kemi marrë një iniciativë tonën për të bërë bamirësi kulturore kundrejt ministrisë. Nuk na priti askush. Na thanë se përfaqësuesi i ministrisë dhe i cirkut Ilirjan Gjini janë tek cirku duke marrë pjesë në shembje. Dje kishin bërë dhe mandatet e arrestit për të gjithë ne. Duam të dimë meqë institucioni jonë nuk është më ku do e bëjmë shfaqjen e së shtunës. Ku do performojmë ne. Keni bërë një plan B gati, ku është. A është miratuar ky plan. Ne do vijmë përsëri këtu. Në orën dhjetë do shkojmë tek Kontrolli i Lartë i Shtetit. Do dorëzojmë 2 dosje. Ne nuk do tërhiqemi. E kemi orarin 9 me 1 dhe këtë orar do e bëjmë këtu”, tha akrobati Xhejms Kodra.

“Mua më vjen keq që aty janë ca policë. Kujtojnë se jemi duke ardhur për të hyrë Brenda. Ne jemi vetëm për art, kulturë. Kemi ardhur të kërkojmë se ku do çohet çadra. Ku do punojmë. Do shkojmë dhe tek kryeministria. Ky artist, cirk ka mbajtur me breza. Pa diskutim që ne do vazhdojmë lëvizjen tonë për të marrë garancinë se ku do vendoset çadra”, tha një përfaqësues i cirkut.

“Ne kemi ngelur pa shtëpi. Çadra e cirkut i ka kaluar pronarit. Sot po performojmë këtu se nuk kemi ku të performojnë. Përveç shtëpisë artistike, nuk kemi as tualete, as dhoma ndërrimi, as palestra. Ministria nuk na jep përgjigje se çfarë do ndodhe me këto artistë. Ne jemi lënë në rrugë. Sot është çmontuar çadra e cirkut. Na thanë se do vijojë ditë më vonë, por sot çadra ishte çmontuar në mënyrë barbare”, u shpreh një artiste.

“Po performojmë këtu sepse nuk kemi ku të performojmë. Kjo ministri na ka në ngarkim, por nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje. Nuk ka asnjë plan për ne. Ne kemi vetëm dy ambientet tonat të cilat nuk janë funksionale. Nuk kemi ku të shkojmë. Nuk kemi ku të stërvitemi. Erdhëm këtu të performojmë dhe të stërvitemi. Kërkesa është e thjeshtë. Cirk i ri dhe ambiente të reja. Të vendosin se ku do të shkojmë. Deri sat ë na japim zgjidhje ne do vijojmë këtu. Në ditët në vijim do vijojmë me performance të reja, me muzikë dhe veshje. Deri sa të na japin zgjidhje”, tregoi një tjetër.

Rreth 1073 metra katrore tokë ku ka qenë e vendosur çadra e Cirkut, me vendim gjykate të shkallës së parë i kthehet ish pronarëve.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën