Pas tërmetit të fuqishëm që preku sot edhe kryeqytetin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndërprerë menjëherë udhëtimin e tij për në New York, ku do të merrte pjesë në Samitin për Klimën e ku do të diskutoheshin aksionet në zonat urbane nga kryebashkiakët në mbarë botën
“Jam i trishtuar që nuk do marr dot pjesë! Tërmeti në Adriatik më herët sot, ka shkaktuar dëme serioze në Tirane, kështu që duhet të kthehem për të mbështetur përpjekjet dhe rimëkëmbjen. Por ju lutem, më llogarisni virtualisht si firmëtarin e parë për Trees in Cities Challenge, një projekt kaq i dashur për zemrën time”, shkruan Veliaj në twitter.
Komento