TIRANË - Kujdes nga Babagjyshët! Tre ditë pas grabitjes spektakolare të ndodhur në qendrën tregtare TEG në periferi të Tiranës, tre persona të maskuar si babagjyshër, kanë tentuar të grabisin një tjetër argjendari, këtë herë në Prizren.
E siç duket, babagjyshërit e Kosovës nuk e çuan dot deri në fund misionin e tyre të grabitjes, siç bën ata në Tiranë, duke vjedhur më shumë se 300 mijë euro bizhu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit në qytetin e Kosovës.
Tre persona të maskuar me rrobat e Babagjyshit kanë hyrë në dyqan argjendarie, por kanë hasur në reagimin e pronarit të saj dhe të një personi tjetër.
Gjatë kësaj ngjarjeje kanë mbetur të plagosur dy persona, pronari i dyqanit dhe një fqin i tij.
Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia kosovare ka nisur hetimet, dhe është vënë në ndjekie të tre babagjyshëve të cilët dyshohet se janë i njëjti grup me atë që kreu grabitjen në qendrën tregtare TEG.
Burime për A1 Report bëjnë me dije se një përfaqësues i grupit të hetimet për grabitjen e TEG është nisur me urgjencë drejt Prizrenit për të shkëmbyer infomacion me homologët kosovar pasi dyshohet se personat e grabitjes në Tiranë, janë me origjinë veriore dhe disa prej tyre nga Kosova.
Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka ndalur edhe pas ndihmës së një fqinj i tij.
“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”, tha Krasniqi, siç transmeton TV Prizreni. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.
Kjo është hera e dytë që njerëz të maskuar me veshje të Babagjyshët kanë kryer vjedhje. Të mërkurën në Tiranë, katër persona të maskuar si babagjysha e kanë grabitur një argjendari.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39