Pas Tiranës, Berisha e nis turin e takimeve me demokratët në Fier: Për një PD më të bashkuar e të fortë

Pas Tiranës, Berisha e nis turin e takimeve me demokratët në Fier: Për një PD më të bashkuar e të fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk po humbet kohë dhe tashmë ka zbritur në terren për të takuar anëtarët e PD-së, për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. Berisha ka nisur aksionin kundër 'birit të tij politik' Bashës, për t'i rikthyer sipas tij sovranitetin partisë.

Pas takimit të zhvilluar me dhjetëra militantë të PD-së, pak ditë më parë në Tiranë, Berisha ka njoftuar se takimin e radhës më demokratët do ta zhvillojë në Fier, ditën e martë në orën 18:00. Berisha nënvizon se takimi do të zhvillohet për një PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

‘Foltorja e radhes e Z. Sali Berisha per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur do te zhvillohet te marten me date 21.09.2021 ne oren 18:00 ne qytetin e Fierit. Vendin se ku do te zhvillohet foltorja t’ua konfirmojme se shpejti. Urimet me te mira ne vijim!’- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe 'shpëtimi' i Berishës për të nisur një referendum me të cilin  shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti.

Në këtë nismë të tij të re, për të bërë tur në të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’, pati edhe mbështetjen nga ish-presidenti Bujar Nishani, Aldo Bumçi, e ndërsa Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka braktisën Lulzim Bashën në Kuvend dhe iu bashkuan ish-kryetarit të tyre. Në sy të demokratëve, ai e quajti Lulzim Bashën ish-kryetar i PD-së, një lider i thyer, që nuk e çon dot partinë në fitore, e që pavarësisht përpjekjeve që bëri për të lartësuar figurën e tij, në fund tha se rezultoi një betejë e pamundur.

Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrrr: 20/09/2021 07:14

    Ik trego perralla neper rrethe..

    Përgjigju
  • Roni: 19/09/2021 21:11

    Ik o shpellar,,ik o mut I muterve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?