Në Pragë do të dorëzohet sonte trofeu i dytë Europian për këtë sezon, pasi në orën 21:00 Fiorentina dhe West Ham do përballen për finalen e Conference League. Ky është sezoni i dytë i këtij kompeticion që vjet pa Romën të triumfonte në Tiranë.
Për Fiorentinën do të ishte kupa e parë europiane pas 62 vitesh, pasi në 1961 fitoi Kupën e Kupave. Megjithatë më shumë se sa për kohën ky trofe vlen për prestigjin, përfitimet financiare dhe mbi të gjitha për kualifikimin sezonin e ardhshëm në Europa League.
‘Vjolët’ në këtë përballje i favorizon historia, pasi në 12 ndeshje kundër ekipeve angleze kanë 3 humbje, 3 barazime dhe 6 fitore. Në prag të sfidës trajner Italiano ka deklarua se ‘West Ham është një ekip me cilësi të mëdha dhe shumë lart fizikisht’, ndërsa ka shtuar se 'në finale diferencën do ta bëjnë detajet'. Sakaq trajneri i anglezëve David Moyes e ka cilësuar si të komplikuar Fiorentinën, por ka nënvizuar se 'do bëjnë gjithçka për ti mposhtur'.
Nga lojtarët që priten më shumë në këtë finale janë Declan Rice i West Ham, gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të Anglisë, por edhe Lucas Paqueta, mesfushori i Brazilit. Sakaq te Fiorentina spikasin argjentinasi Nico Gonzalez, por edhe sulmuesi Arthur Cabral, i cili është golashënuesi i këtij sezoni në Conference League, por sonte pritet ta nisë nga stoli për ti lënë vendin Jovic, serbit të huazuar nga Reali.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
21.9%
-
Jo
73.7%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 916
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ernest Muçi mposht i vetëm me dopietë Aston Villën, Ballkanin e 'rrëzon' një supergol në Conference League (Rezultatet)
21 Shtator, 23:01
-
'Xhevahiri' i Kombëtares, Sylvinho ndjek në stadium shkëlqimin e Ernest Muçit
21 Shtator, 21:42
-
GOLAT/ E gjithë Varshava shqipton emrin e tij, Ernest Muçi shënon dopietë në Conference League! Ndëshkon dy herë kampionin e botës
21 Shtator, 20:11
-
Shqiptarët në Europë! Më shumë se kurrë pjesë e Champions, Europa dhe Conference League
21 Shtator, 14:26
-
Vendi ynë ka gati katër stadiume, FSHF në garë për të sjellë në Shqipëri finalet e një Kampionati Evropian të të rinjve
18 Shtator, 15:35
-
GOLAT/ Roma i shënon 7 herë Etrit Berishës, shkëlqejnë Dybala - Lukaku! Fiore mund Atalantën
18 Shtator, 10:00
-
Zaloshnja: Kupa e Murinjos në Tiranë, xixa e zjarrit dyvjeçar të turizmit në Shqipëri?
12 Shtator, 15:41
-
VIDEO/ Sylvinho ‘në hall’ para Euro 2024, shënon edhe Ernest Muçi
3 Shtator, 18:11
-
Ballkani 'peshkon' rivalët e Partizanit dhe Dinamon e Zagrebit, mësohen grupet e Conference League
1 Shtator, 15:08
-
Eliminimi nga Conference League, Gaz Demi kritika për UEFA-n: Mos e trajtoni Shqipërinë si vend të dorës së tretë
1 Shtator, 14:22
-
Hidhet sot shorti, gjithçka duhet të dini për grupet e Europa dhe Conference League
1 Shtator, 11:27
-
Ernest Muçi shënon gol, Legia në grupet e Conference League mes dramës (VIDEO)
1 Shtator, 10:35