TIRANE- Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, tashmë do të akuzohet nga prokuroria e Fierit edhe për veprën penale të “largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata”. Kjo akuzë Zaganit i është shtuar pas largimit nga banesa, ku qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi” për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Zagani mendohet se ka dalë jashtë shtetit megjithatë, gjykata ka caktuar detyra për policinë e Shtetit që të kryejë kërkime në disa zona të vendit me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin e ish-efektivit të policisë Dritan Zagani. Gjatë qëndrimit në masën e arrestit në shtëpi Zagani nuk ka qënë në asnjë moment nën mbikqyrjen e policisë. Kjo i ka dhënë atij mundësi që të largohet pa u vënë re nga askush, dhe për pasojë momentalisht policia nuk ka dijeni lidhur me vendodhjen e tij.
/Shqiptarja.com