Pas tragjedisë në Genova, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Pas tragjedisë në Genova, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Foto nga ngjarja

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për periudhën prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në përgjigje ndaj shembjes së një ure në Genova.

Ai gjithashtu bëri të ditur se do të ndajë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore dhe do t’ia dhurojë këtij rajoni.

Mirëpo, qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës gjatë ditës së martë, ku mbetën të vdekur 39 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë pak shpresë se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën gërmadhat e urës Morandi, ku pothuajse 40 makina kanë rënë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së urës. Autoritetet në Genova kanë shpallur dy ditë zie, pas kësaj tragjedie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja