Mrekulli në anijen e djegur në Greqi, pas tre ditësh gjendet i gjallë një pasagjer: Kam dëgjuar zëra të tjerë në anije! Nxirret pa jetë trupi i një shoferi, në kërkim 10 të tjerë

Një trup i gjallë dhe një i vdekur janë nxjerr nga anija e Igumenicë- Brindizi, tre ditë pasi u përfshi nga flakët dhe e mbuloi tymi i zi.

Grupet greke të shpëtimit kanë mundur të gjejnë të gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore një nga 12 personat që rezultonte i humbur, ndërsa fatkeqësisht njeri prej tyre, shofer i një kamioni, u gjet i djegur. Të zhdukur momentalisht janë edhe 10 persona të tjerë.

I shpëtuari është shofer kamioni nga Lituania, i cili i ishte fshehur flakëve dhe tymit asfiksues në pjesën e prapme të  anijes “ Euroferry Olympia ”. Burri u gjet në skajin e anijes dhe madje zbriti vetëm shkallët për të shkuar te shpëtimtarët.

Në dëshminë e tij të parë, shoferi lituanez ka thënë se “ kam dëgjuar zëra të tjerë në anije ”.

Ende 11 pasagjerë të tjerë në anije rezultojnë të zhdukur. Anija është ankoruar në një vend të sigurt në veri të Korfuzit, ndërsa brenda saj ka ende vatra zjarri të vogla që janë aktivë. Për shkak të temperaturave tepër të larta brenda anijes si pasojë e zjarrit, ku në disa zona i kalon 500 gradë celsius, po vështirësohet operacioni i shpëtimit dhe ndërhyrja e grupeve brenda saj për të kërkuar ende për 11 të zhdukurit, mes të cilëve 3 janë me origjinë greke.

Pas përfundimit të operacionit për gjetjen e të zhdukurve dhe shuarjes së zjarrit, ekipet speciale do të nxjerrin të gjitha sasitë e naftës nga anija për të neutralizuar rrezikun e ndotjes së detit.

Trageti i linjës Greqi-Itali, 'Euroferry Olympia' u përfshi nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e së premtes. Flakët shpërthyen menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Trageti ishte nisur nga Igumenica për në Brindizi të Italisë, ku në bord ishin 239 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit. 279 persona janë evakuuar, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur që mendohet se kanë mbetur të bllokuar në anije.

“Ajo që përjetuam ishte një makth”, tha njeri prej pasagjerëve të evakuuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Prej tre ditësh në kërkim, gjendet trupi i djegur i një shoferi në tragetin që mori flak në ujërat greke! Vijon operacioni, të zhdukur 10 të tjerë

Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të Euroferry Olympia. Ai ishte shofer i një kamion, aty ku edhe u gjet pa jetë.

Ora 09:06
Momenti i shpëtimit të pasagjerit të bllokuar prej 3 ditësh në anijen e djegur në Greqi, dëshmia e tij: Kam dëgjuar zëra të tjerë në anije 

Momenti kur pasagjeri zbret shkallët

Një shofer nga Lituani është shpëtuar pas 3 ditësh i bllokuar brenda anijes së djegur në Greqi. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ku dhe i ka zbritur vetë shkallët  e vendosura nga grupet e shpëtimit për ta nxjerrë nga anija.

Në dëshminë e tij të parë, shoferi lituanez ka thënë se “ kam dëgjuar zëra të tjerë në anije ”.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë