TIRANE – Kryeredaktori i të përditshmes “Shqip”, Aleksandër Çipa, që nesër nuk do të jetë më në këtë funksion. Kjo, “për shkak të vendimit të menaxhmentit të gazetës”. Lajmi u publikua në Facebook, ndonëse jo në faqen zyrtare të gazetarit të njohur por përmes një profili tjetër me emër “Akil Dhrami”.
Njoftimi i firmosur “Sandri” sqaron se Çipa, i cili është edhe në krye të Unionit të Gazetarëve, do të rikthehet “në statusin e Gazetarit të Lirë”. “Do të vijoj të botoj në këtë gazetë opinionet e mia në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin në fjalë.
Mesazhi i shkurtë mbyllet me falënderimin për të “gjithë kontribuuesit e numrave të përditshëm të ‘Shqip’-it gjatë këtyre tri viteve” dhe me një urim për “mbarësi stafit të gazetës”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com