Pas tri ditësh 16 magjistratë mbeten në rrugë, kërkesë Arta Markut: Na emëroni t'i shërbejmë vendit
Në një kohë kur në gjykatat e vendit dhe prokurori ka mungesa të theksuara në staf, 10 gjyqtarë dhe 6 prokurorë të cilët kanë mbaruar shkollën e magjistraturës nuk emërohen. Ata pas tre ditëve më 30 qershor do të mbarojnë praktikën profesionale.
Pas tre ditësh, 16 magjistratë të gatshëm për të qenë gjyqtarë e prokurorë të vendit do të mbeten në rrugë, pa punë, pa emërim dhe pa trajtim financiar.
Magjistratët, pas letrës dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej të cilit ende nuk gjetën një zgjidhje, i kanë trokitur në zyrë edhe kryeprokurores Arta Marku, ku kërkojnë një zgjidhje.
Report Tv ka siguruar kërkesën që magjistratët i kanë depozituar Markut, ku sipas tyre duhet të emërohen për t’i shërbyer vendit, ku rezulton se ata janë 10 gjyqtarë dhe 6 prokurorë.
Në situatën kur akoma nuk janë ngritur Këshillat dhe para një perspektive të mos krijimit të tyre në një kohë të afërt, sjellim para Jush, nevojën e ushtrimit të kompetencave kushtetuese të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin dhe caktimin në detyrë të kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018, brenda muajit korrik.
Shprehen magjistratët në letrën drejtuar Markut
Të formuar si juristë kërkesën e tyre ata e bazojnë dhe një ligj, ku i kujtojnë Markut se e drejta e saj për ti emëruar ata si prokuror të ardhshëm buron nga kushtetuta.
“Kompetenca e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin dhe caktimin në detyrë të kandidatëve për magjistratë, buron nga parashikimet e nenit 179 të Kushtetutës, vendimi nr. 34 datë 10.04.2017 i Gjykatës Kushtetuese dhe dispozitat kalimtare të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”..
Kjo situatë, ku 16 magjistratë kërkojnë të punësohen, vjen në një kohë kur sistemi i drejtësisë numëron mbi 50 vende vakante në gjykatë e prokurori, ku së fundmi numri i vendeve bosh po shtohet për shkak edhe të shkarkimit të gjyqtarëve e prokurorëve nga procesi i Vettingut.
Shqetësimi i magjistratëve është bërë pjesë edhe e debatit politik, ku një projektligj për emërimin e tyre është depozituar edhe në Parlament, ndërsa palët qëndrojnë të ndara për amendimin e paketës ligjore, që do të kërkonte 84 vota për t’i hapur dritën jeshile emërimit të magjistratëve nga KLD aktuale dhe Prokurorja Marku.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4049
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjurmët në membranën e padukshme të shoqërisë dhe SPAK
26 Tetor, 15:13
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor, 18:06
-
Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së
30 Shtator, 11:00
-
Grupimi i ri i opozitës, Çfarë i ndan nga PD? Shehi: Aty s'ka lista të hapura, vetëm kush ngre flamurin e partisë! Nuk na takon ne të gjykojmë SHBA-në për Berishën
23 Shtator, 14:05
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Zjarrvëniet/ Balla takim me kreun e ILD-së, i shpreh shqetësimin për gjyqtarët: Japin vendime të lehta për piromanët dhe ata me armë pa leje
2 Gusht 2023, 10:22
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19