STAMBOLL- Pas rrjetit social Twitter, në Turqi është bllokuar edhe aksesi në You Tube. Autoriteti turk i telekomit, TIB, thotë se ka marrë një “masë administrative” kundër YouTube.
 
Kjo masë vjen pasi publikimit të një regjistrimi në një takim qeverie, ku ishte i përfshirë edhe kryeministri Rexhep Erdogan.
 
Regjistrimi i hedhur në faqen e videove, You Tube, tregonte kryeministrin Erdogan teksa fliste me kryetarë të sigurisë për një ndërhyje ushtarake në Siri.
 
Ministria e Jashtme turke ka bërë një deklaratë ku e ka quajtur regjistrimin e hedhur në You Tube  “një sulm fatkeq” për sigurinë kombëtare, ndërsa kryeministri Erdogan ka mohuar në mënyrë të përsëritur vërtetësinë e videos duke e quajtur ‘manipulim’. 

Të premten e 21 marsit, Turqia urdhëroi edhe mbylljen e rrjetit social Twitter, pak orë pas kërcënimeve të hedhura nga kryeministri turk Erdogan.

Shkak për këtë ishte faji i administratorëve të cilët nuk kishin hequr disa të dhëna të marra nga përgjimet telefonike, kompromentuese për kryeministrin turk i cili prej 8 muajsh është nën presion pas një skandali korrupsioni, ku janë përfshirë edhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar të tij.

Ndërkohë 10 milionë përdorues të Twitter-it në Turqi, që tentojnë të hyjnë në profilin e tyre, përballen me një imazh ku listohen katër njoftimet e drejtësisë, të injoruara nga administratorët e kësaj faqe.


Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)