Pas UEFA-s këtë herë është FIFA që dënon një klub shqiptar. Bëhet fjalë për Shkumbinin e Peqinit që militon në Kategorinë e Parë në grupin B që i janë hequr tre pikë nga klasifikimi pasi nuk ka paguar futbollistin Federico Mazur.
Pikët skuadrës peqinase ia ka hequr FSHF pasi Shkumbini nuk ka zbatuar një vendim të FIFA-s për çështjen e pagesës së lojtarit Mazur.
Komisioni i Disiplinës në FIFA në datën 7 shtator 2017-të e detyronte Shkumbinin që të shlyente lojtarin Maruz. Klubi nuk e ka zbatuar ketë vendim dhe FSHF i ka hequr Shkumbinit tre pikë në renditjen e përgjithshme.

Komento
Komente
