Pas UEFA-s edhe Seria A 'lëviz gurët', Inter-Milan në tetor mund të luhet me tifozë

Pas UEFA-s e cila vendosi që Superkupa e Europës më 24 shtator shtator të luhet me tifozë, lëvizje në këtë drejtim të bëjnë edhe vendet e zhvilluara europiane. Hapa konkretë po merren për Seria A pavarësisht se një ditë më parë qeveria italiane deklaroi se deri më 30 shtator është e pamundur.

Por shpresat janë rizgjuar sot, teksa Sandro Zampa, nënsekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe ministri i Sporteve Spadafora, kanë deklaruar se rihapja e shkollave do të jetë testi për këtë çështje. Nëse gjithçka shkon mirë në luhatjen e rasteve të reja me COVID atëherë edhe stadiumet mund të happen pas 4 tetorit. Kjo përkon edhe me dekretin e kryeministrit për kufizimet me 30 shtator, ndërkohë që në Itali janë opstimistë se Inter-Milan me 17 tetor do të ketë tifozë në San Siro.

Një studim tregoi se Juventus humbet nga 2-4 milionë euro për ndeshje të cilat zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që edhe klube të tjera përveç bardhezinjve kanë kërkuar nga rajonet e tyre hapjen e pjesshme të stadiumeve.

Ndryshe nga Italia, në Gjermani dhe më konkretisht në Bundesligë rikthimi i tifozëve në stadiume nuk llogaritet në asnjë mënyrë para vitit të ri, ndërsa në shtete të tjera po lëvizen gurët që shumë shpejt publiku ti kthehet shkallëve të stadiumeve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës