SHBA i refuzon vizën amerikane politikanit më të fuqishëm në Rumani

SHBA i refuzon vizën amerikane politikanit më të fuqishëm në Rumani

Liviu Dragnea

RUMANI – Liviu Dragnea një ndër politikanët më të fuqishëm të Rumanisë i dënuar për korrupsion, i është ndaluar hyrja në SHBA. Dragnea është ish- kryetar i Partisë Social Demokratike në pushtet dhe është dënuar me tre vite burg. Bashkë me ish-politikanin europian, u ndalohet hyrje në tokën amerikane dhe dy fëmijëve të tij, Valentinit dhe Aleksandra Dragnea.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po ndalon një politikan të burgosur të hyjë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion. Dragnea u zbulua se kishte ndërhyrë për të punësuar dy gra nga partia e tij, të cilat do të paguheshin me të ardhurat shtetërore.

Deri në dënimin e tij në maj, Dragnea u konsiderua politikani më i fuqishëm i vendit edhe pse nuk mund të bëhej kryeministër për shkak të një dënimi të vitit 2016 për manipulim të votave.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 05/09/2019 19:04

    Psejo edhe Sali Berishes dhe Petrit Vasillaçis jo veç Vangjushit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike