Akuzohej për korrupsion, dënohet me 3 vite e 6 muaj heqje lirie kryetari i Kuvendit në Rumani

Akuzohej për korrupsion, dënohet me 3 vite e 6 muaj heqje lirie kryetari i Kuvendit në Rumani

Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dregnea është dënuar me burg nga Gjykata e Apelit në këtë shtet.

Gjykata e Apelit në Rumani ka hedhur poshtë pretendimet nga kreu i Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dregnea i cili kërkonte ndryshimin e dënimit të tij në vitin 2018 pasi akuzohej për korrupsion.

Vendimi nga Gjykata e Apelit në Bukuresht u dha ditën e sotme, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë më parë me 3 vite e 6 muaj heqje lirie. Ai gjithashtu akuzohet edhe për raste të manipulimit të votave. Dragnea, mban postin e kryetarit të Kuvendit në Rumani duke u konsideruar kështu si një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Kujtojmë se Rumania është tronditur gjatë dy viteve nga rastet e dyshuara për korrupsion dhe nga protestat e vazhdueshme që janë mbajtur nga qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 28/05/2019 11:56

    Ka shtet jo și ne Shqiperi q asnje politikan ska burk ..keta vrazin n mes t bulevardit popullin grabisin na 250 milion euro hodhi n ere nje depo armesh vrau gra e femi e nuk u fut njeri n burk ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës