Komedia “Pas vdekjes” shkruar nga Andon Zako Çajupi, do të shfaqet premierë në qytetin e Korçës me regji të Hervin Çulit dhe interpretimin e aktorëve të Korçës. Kjo është shfaqja e parë që trupa e këtij teatri do të sjellë për artdashësit pas disa muajsh shkëputje, shkaktuar nga pandemia e covid-19.
Drejtoresha e Teatrit, aktorja Zamira Kita, shprehet se komedia vjen edhe në kontekstin e 70 vjetorit të krijimit të teatrit profesionist Andon Zako Cajupi.
“Do të vijmë me një shfaqje pas vdekjes. Një komedi e Çajpuit. Ne jetojmë vitin e 70-të të teatrit profesionist Andon Zako Çajupi", tha drejtoresha e teatrit Korçë, Zamira Kita.
Kjo vepër do të sjelle mesazhin e vyer të ruajtjes së gjuhës shqipe, pohon regjisori i shfaqjes Hervin Çuli.
“Kam ndërhyrë në tekst. Jam marrë shumë me pjesë të gjuhës shqipe. Humbjen që ne po pësojmë. Kjo dëshira për të ruajtur gjuhën është një ndër mesazhet më të rëndësishme që ka vepra. Ka lidhje me pseudo-intelektualët, me pseudo-politikanët. Vepra është politike. Pas vdekjes është një komedi politike. Adhamudhit është pjesë e këtyre pseudo-intelektualëve, pseudo- elitave. Është me shumë lëvizje, me shumë dinamikë. Me një finale pak të çuditshme, por që duhet ta shijoni”, u shpreh regjisori i shfaqjes, Hervin Çuli.
Për shkak të pandemisë, komedia është zhvendosur jashtë mureve të teatrit. Ajo do të realizohet në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit. Artdashësit korçare, dhe jo vetëm mund të shohin premierën e Komedisë “Pas vdekjes” më 17 korrik, ora 20:30. Aktori Albano Prodani do të jetë ne rolin e doktor Adhamudhit dhe në role të tjera aktorët Kristian Koroveshi, Paola Kodra, Mateus Frroku dhe Silvio Guskova.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
84.6%
-
Jo
10.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 208
Lajme të tjera
-
Panairi i 16-të, rikthehet festa e ëmbëlsirave në Maliq! Ekspozohen mjalti dhe prodhimet bio të zonës
28 Shtator, 15:44
-
Vodhi në tre biznese në Pogradec, arrestohet një 21-vjeçar! Një muaj më parë mori një çantë plot me para në një lokal
28 Shtator, 14:42
-
'Fshati nuk ka kazanë!' Banorët e Ormanit në Maliq hedhin plehrat në shtratin e lumit Devoll! Report Tv tregon ndotjen alarmante
27 Shtator, 17:28
-
Breshëri dëmton mollët, fermerët e Maliqit në protestë: Kemi humbur mundin e jetës! Mbështetje 0 nga qeveria, e njëjta situatë çdo vit
27 Shtator, 14:32
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplaset kamionçina me motorin! Plagoset shoferi (VIDEO)
27 Shtator, 11:20
-
VIDEO/ I vuri zjarrin një makine, policia hipi me autoshkallë nga dritarja për të kapur 30-vjeçar në Korçë pasi bëri rezistencë
27 Shtator, 11:16
-
EMRI/ U kap me 52 kg kanabis në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Korçë! Do ta trafikonte në Greqi për 500 euro/kg
27 Shtator, 09:49
-
Reshje të dendura shiu, 40 fshatra pa drita në Korçë, përmbytet Bulevardi! Probleme te 'Rruga e Arbrit' dhe në aksin 'Librazhd-Përrenjas'
25 Shtator, 16:05
-
Reshje të dendura shiu në Korçë, përmbyten rrugët e qytetit! Dhjetëra fshatra mbesin pa energji elektrike
25 Shtator, 09:44
-
EMRI/ Organizoi planin për të vrarë tre persona në një lokal, vihet në pranga 41-vjeçari në Pogradec! I dënuar me 7 vjet burg
24 Shtator, 14:24
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, ‘Benzi’ del nga rruga! Plagoset pasagjeri
24 Shtator, 13:24
-
Plagosje me thikë në Korçë, shkak konfliktet për pronësinë! Një i plagosur, ndalohet autori
24 Shtator, 11:06