Pas vdekjes, qeveria mbuloi
mjekimin e koreografit Aliaj

Pas vdekjes, qeveria mbuloi <br />mjekimin e koreografit Aliaj
TIRANE - Sot ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për t’i mbuluar me një fond prej 5 milionë lekësh shpenzimet e mjekimit të koreografit të shquar Agron Aliaj. Ky vendim u mor pas vdekjes së artistit. Agron Aliaj u nda nga jeta më 17 maj në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Koreografi i njohur u aksidentua nga një makine, mbrëmjen e 7 marsit 2012,sapo kishte lënë provat në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe ishte duke kapërcyer rrugën pranë Teatrit. Më pas ai u transportua në Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, ndërkohë që familja e tij ka bërë shpesh apelin për një kurim të specializuar jashtë shtetit.

Pas vdekjes së tij, sot në një vendim të qeverisë shkruhet se ka një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Agron Aliaj. Këshilli i Ministrave vendosi që “Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të zotit Agron Aliaj”. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit