Banorët kërkuan nënkalim ose mbikalim pas vdekjes së 20-vjeçarit në unazën e Elbasanit, ARRSH mjaftohet vetëm me vendosjen e '2 policëve të shtrirë'

ELBASAN- Në Unazën e Qytetit të Elbasanit, vendi ku u aksidentua për vdekje pak javë më parë 20-vjeçari Fiori Sula, janë vendosur nga ARRSH disa tabela sinjalizuese dhe ‘2 policë të shtrirë’.

Megjithëse banorët e zonës protestuan duke kërkuar që në rrugë të ndërtohen mbikalime ose nënkalime, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet lëvizja e makinave, ARRSH është mjaftuar duke vendosur tabela sinjalizuese e policë të shtrirë për të ulur shpejtësinë.

Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre. Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi.

Pak javë më parë një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga makina teksa tentonte të kalonte në vijat e bardha në aksin Elbasan-Librazhd, që është njëkohësisht dhe unaza e qytetit të Elbasanit. Ndërsa në segmentin Elbasan-Metalurgji nje muaj me parë vdiq në aksident një tjetër këmbësore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 09/02/2023 12:47

    Te vendoset semafori i cili zgjidh problemin e qytetareve

    Përgjigju
  • meti: 09/02/2023 11:56

    Ky veprim eshte shum i mire sepse mbikalimet dhe ne ato vende qe jane 90% e kalimtareve nuk kalojne.

    Përgjigju
    • Toni: 09/02/2023 12:55

      Si e mate ti more shkencetar kete 90%? Ne fakt eshte komplet e kunderta, 90% i perdorin mbikalimet.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve