Pas vendimit të GJND në Hagë
çelet rruga e Kosovës për në OKB

Pas vendimit të GJND në Hagë<br />çelet rruga e Kosovës për në OKB
Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pa dyshim ky proces juridik me kontanacion ndërkombëtar i hap rrugën Kosovës jo vetëm në stabilitetin politik dhe ekonomik në rajon, por edhe anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe instancat e larta ndërkombëtare.

FLAMURI I KOSOVËS, I 105-TI, DO VALOJË SË SHPEJTI NË OKB
Me vendimin e djeshëm historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pa dyshim ky proces juridik me kontanacion ndërkombëtar i hap rrugën Kosovës jo vetëm në stabilitetin politik dhe ekonomik në rajon, por edhe anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe instancat e larta ndërkombëtare.

Akti i GJND-së e cila mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës është përkrahur dhe përshëndetur jo vetëm nga institucionet e Kosovës por edhe nga ato ndërkombëtare. Prandaj me verdiktin e GJND nga Haga, kjo gjykatë njëkohësisht i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Me anëtarësimin e Kosovës në OKB, që do të ndodhë në një të ardhme të afërt, automatikisht u hap dyert anëtarësimeve tjera në organizata tjera ndërkombëatre, simotra të OKB-së si në UIT, OIM, WHO, ILO, ENESCO etj.

Ky anëtarësim i Kosovës në këto organizata ndërkombëtare do të ndodhë nga fakti se sa herë që kërkonim nga zyrtarët këtyre organizatave të lartpërmendura se Kosova a mund të jenë anëtare e organizatave në fjalë, zyrtarët e tyre na përgjigjeshin vazhdimisht me fjalët se “Kosova pa qenë anëtare e OKB-së nuk mund të jetë anëtare e organizatës sonë..” Dhe si duket vendimi i djeshëm i GJND-së ka thyer këto refrene të zyrtarëve të këtyre organizatave ndërkombëtare, ku Kosova tash e tutje do të inkuadrohet në mënyrë insitucionale pas anëtarësimit të saj në OKB.

Pra, një zyrtar i OKB-së na ka deklaruar sot se në Pallatin e OKB-së së shpejti do të valojë edhe flamuri i Kosovës, i 195 me radhë, paralel me atë të shtetit të Shqipërisë, të Amerikës, Zvicrës, Rusisë, Serbisë dhe vendeve tjera fqinje të Kosovës. Dhe tash e tutje në Konferencat ndërkombëtare nuk do të ketë zhurmë nga UNMIK, se Kosova duhet të marrë pjesë si vëzhguese apo nën mbishkrimin “UNMIK”. Por, tash e tutje Kosova si në OKB ashtu edhe në organizatat tjera në botë dhe konferencat ndërkombëtare do të prezentohet si Republika e Kosovës.

Gjatë Samitit të tretë Ndërkombëtar Ndërparlamentar Botëror në Gjenevë, ku mori pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, vetëm një ditë para verdiktit të GJND-së ne  pyetëm shefin e kësaj organizate ndërkombëtare se çfarë pret nga ky vendim nga Haga dhe një vendim eventual pozitiv pro Kosovës, a do t’i hapte vendit anëtarësimin e saj në OKB? Njeriu numër një i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për agjencinë e lajmeve « Presheva Jonë » është përgjigjur se: “Jam njoftuar për procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me kërkesën e palës serbe për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Unë kërkoj nga palët ta respektojnë vendimin e GJND-së. Pra, sipas Ban Ki-Moon “pas verdiktit të Gjykatës vendet anëtare janë të obliguara të pranojnë realitetin për Kosovën”.

Madje edhe liderët dhe insitucionet e Kosovës dhe Shqipërisë u kanë bërë thirrje jo vetëm ndërkombëtarëve, por edhe Serbisë dhe Rusisë të njohin Kosovën, të njohin këtë realitet të ri politik rreth sovranitetit të Kosovës, firmosur edhe nga jurisprudenca ndërkombëtare, ekonomike dhe sociale, meqë Kosova tashmë e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

RUGOVA, PRESIDENTI I PARË QË KËRKOI ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB
Në fund do shtuar se kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në OKB e ka bërë i pari presidenti historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, i cili në letrën e datës (1 dhjetor 1995) me rastin e 50-vjetorit të OKB-së ai përmes një letre i ishte drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate ndërkombëtare, i cili ndër tjera kishte shkruar: “Ne presim që edhe vendi ynë së shpejti të bëhet anëtar i plotë i organizatës botërore të kombeve. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, e falënderoj atë për rezolutën e aprovuar vitin e kaluar, ku kërkohej respektimi i plotë i vullnetit të popullit të Kosovës…” Rugova ishte edhe ndër personalitet e para që kishte vizituar OKB-në dhe kishte takuar shefi e saj (të atëhershëm) Kofi Annan.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar