Pas rivlerësimit në terren, ARRSH nis shpronësimet për 46 objektet e para tek 'Unaza e Re'

Pas rivlerësimit në terren, ARRSH nis shpronësimet për 46 objektet e para tek 'Unaza e Re'

Ekspertët e ARRSH duke vlerësuar objektet te 'Unaza e Re'

TIRANE - Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte shtëpi banimi dhe biznese, që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.

Pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit. Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për t'i përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë banorëve të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar pa vonesa nga ajo çka përcakton ligji për rastet e shpronësimit.

Përndryshe, ARRSH do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojne dokumente pronësie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja