Pas vizitës në Izrael, Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk

Pas vizitës në Izrael, Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk

Elon Musk dhe Benjamin Netanyahu

1701244072_sh.jpg

Elon Musk dhe Benjamin Netanyahu

Një zyrtar i lartë i Hamasit ftoi miliarderin amerikan Elon Musk të martën (28 Nëntor) të vizitojë Rripin e Gazës për të parë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga bombardimet izraelite.

“Ne e ftojmë atë të vizitojë Gazën për të parë masën e masakrave dhe shkatërrimeve të kryera kundër popullit të Gazës, në përputhje me standardet e objektivitetit dhe besueshmërisë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan në një konferencë për shtyp në Bejrut.

Të hënën, Elon Musk, manjati i mediave sociale i sulmuar për miratimin e tij të një postimi anti-hebre, vizitoi vendin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe deklaroi angazhimin e tij për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për të ndaluar përhapjen e urrejtjes. Bëhet fjalë për Musk, njeriun që zotëron platformën e mediave sociale X.

Komentet e Hamdanit vijnë një ditë pasi një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit u zgjat edhe për 48 orë të tjera.

“Brenda 50 ditëve, Izraeli hodhi më shumë se 40,000 tonë eksploziv në shtëpitë e banorëve të pambrojtur të Gazës”, tha ai, duke i bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden “të rishikojë marrëdhëniet e SHBA me Izraelin dhe të ndalojë furnizimin e tyre me armë”.

Duke folur për shkatërrimin e Gazës të shkaktuar nga Izraeli që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, Hamdan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë shpejt ekipe të specializuara të mbrojtjes civile për të ndihmuar në nxjerrjen e trupave ende të bllokuar nën rrënoja.

Armëpushimi i rënë dakord javën e kaluar ishte ndalimi i parë i luftimeve në shtatë javët që kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje në Gaza, sipas të dhënave izraelite.

Në përgjigje të atij sulmi, Izraeli ka bombarduar enklavën dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në veri. Të paktën 16,000 palestinezë janë vrarë, thonë zyrtarët palestinezë shëndetësorë, dhe qindra mijëra janë zhvendosur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi i liron dy pengje, 10 të tjera pritet t’i dorëzojë më vonë! Media egjiptiane: Ka një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave

Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave