Pasi përmbushën detyrën e tyre qytetare duke votuar në zjgedhjet lokale të Parisit, presidenti francez  Nicolas Sarkozy dhe partnerja e tij bukuroshe Carla Bruni janë fotografuar të ulur në një stol parku.

Ata u dukën mjaft të qetë dhe të relaksuar teksa Carla i kishte vënë dorën në krah partnerit të saj.

Bruni ishte veshur "casual” me një palë xhinse, një palë çizme dhe një xhaketë të zezë.

Pamjen e saj ajo e kishte kombinuar me një shall në blu të hapur, ndërkohë që kishte vënë edhe një palë syze të errëta.

Pamja e saj ishte në kontrast me atë të presidentit, i cili ishte veshur me një kostum serioz.

nicolas sarkozy carla bruni

(b.t/shqiptarja.com)