Policia ka shtuar kontrollet në Elbasan dhe në Vlorë. Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Elbasanit së bashku me FNSH, kanë ngritur pikë kontrolli në Brandashesh dhe po kontrollojnë automjetet.

Kontrollet po kryhen për kapjen e autorëve të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, ose personave në kërkim, por edhe për evidentimin e elementëve kriminalë. Kujtojmë se kontrollet në Elbasan kanë nisur që prej datës 17 shtator të këtij muaji, ku u ekzekutua nga tre persona Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës.

Ndërsa policia e Vlorës ka vijuar prej disa ditësh kontrollet në hyrje të qytetit, për të ruajtur sigurinë e qytetarëve.

1600631653_vloreelbasan.jpg

Kontrollet e policisë në Vlorë dhe në Elbasan